Loranda Fejzullai Poezi
Loranda Fejzullai

Tema: Poezi Për Ëndrrat


Ëndërr Dhe Shpresë

Kam një ëndërr dhe një shpresë...
Ndonëse të humba papritmas në një çast
që harroi të na falte përqafimin e fundit

Kam një ëndërr dhe një shpresë...
Për ty që më fale gjithçka që kam sot
me ty ndjeva të djeshmen e jetës
që më mundësoi të njihja veten

Të kërkoj në netët e vona
që nuk je më nuk dua ta pranoj
Së paku edhe pak,
jo

Nuk më dhemb çasti kur mbylle sytë
dhe ike përgjithmonë
më dhemb jeta e gjitha pa ty
malli qenka torturë e pasosur

Do jepja gjithçka
për një përqafim symbyllur
Do jepja gjithçka
për të qenë sërish vogëlushja yte...
Por ti nuk je më, përveçse hije
një fjalë që dhemb ende pa e thënë...

Dikur buzëqeshja ime kotej mbi gjoksin tënd
Ashtu sikurse dhembja tani kotet mbi një varr
Dhe beson se ka për të ardhur dita
kur heshtja yte do të shndërrohet në qiell të pasosur
E lotët do të jenë shi lumturie...
Beson se ka për të ardhur dita
Kur Hyu do të na caktojë një takim të ri

- Poezi nga Loranda Fejzullai


- U dërgua nga LisaD -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0