TEKSTESHQIP
Biografia
Lorè, emri i vërtetë i të cilës është Lorela Karoshi, është një tjetër talenti i ri që i është shtuar tregut muzikor shqiptar, duke rrëmbyer zemrat e të gjithëve me zerin e saj melodioz. Kontakti i parë me skenën ka qëne në “talent-show” “The Voice of Albania” ku Lorè mundi të arrinte deri tek netet “live” me Elton Deda si mentor.

Nepermjet “The Voice”, ajo u përzgjodh në vitin 2014-të si përfaqësuese e Shqipërise në Azerbajxhan, në festivalin “Univision” për artistë të rinj. Në 2015-të bashkëpunoi me një Dj shqiptar për të sjellë projektin e saj të parë “Hungover by a dream” dhe menjëherë më pas, në 2016-të, një tjetër bashkëpunim me Dj Aldo me këngën “Don’t let me go”. Në 2017-ën, Lorè mori pjesë në “Festivalin e RTSH” me këngën “Me ty” në bashkëpunim me Alban Kondi si producent i veprës. Ky ishte momenti kur ajo nisi të shkruante vetë materialet e saj dhe në atë kohe ka ardhur edhe projekti “Tonight”, i cili u publikua përpara një muaji në bashkëpunim me Vin Veli.

Që nga pjesëmarrja e saj në ‘The Voice’, Lorela Karoshi spikati me zërin e saj të ëmbël e të veçantë. Prej atëherë, ajo e ka zhvilluar karrierën e saj në disa drejtime: klipe, këngë të reja dhe pjesëmarrje në festivale. Në një bilanc për vitin 2016 dhe për karrierën e saj muzikore, këngëtarja ka thënë se ka qenë një vit i ngarkuar dhe i suksesshëm. "Ka qenë një vit i ngarkuar, me shumë projekte muzikore. Kam publikuar disa bashkëpunime, kryesisht në anglisht, por së fundmi, me pjesëmarrjen në Festivalin e fundvitit i jam rikthyer gjuhës shqipe dhe krijimeve të mia". "Nga viti 2017 pres të krijoj sa më shumë muzikë të mirë e të fal dashuri!", ka pohuar Lorela.