BIOGRAFIA: Lorela Karoshi është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop. Që nga pjesëmarrja e saj në ‘The Voice’, Lorela Karoshi spikati me zërin e saj të ëmbël e të veçantë. Prej atëherë, ajo e ka zhvilluar karrierën e saj në disa drejtime: klipe, këngë të reja dhe pjesëmarrje në festivale. Në një bilanc për vitin 2016 dhe për karrierën e saj muzikore, këngëtarja ka thënë se ka qenë një vit i ngarkuar dhe i suksesshëm. “Ka qenë një vit i ngarkuar, me shumë projekte muzikore. Kam publikuar disa bashkëpunime, kryesisht...