>
BIOSHQIP
Biografia
Që nga pjesëmarrja e saj në ‘The Voice’, Lorela Karoshi spikati me zërin e saj të ëmbël e të veçantë. Prej atëherë, ajo e ka zhvilluar karrierën e saj në disa drejtime: klipe, këngë të reja dhe pjesëmarrje në festivale. Në një bilanc për vitin 2016 dhe për karrierën e saj muzikore, këngëtarja ka thënë se ka qenë një vit i ngarkuar dhe i suksesshëm. “Ka qenë një vit i ngarkuar, me shumë projekte muzikore. Kam publikuar disa bashkëpunime, kryesisht në anglisht, por së fundmi, me pjesëmarrjen në Festivalin e fundvitit i jam rikthyer gjuhës shqipe dhe krijimeve të mia”. “Nga viti 2017 pres të krijoj sa më shumë muzikë të mirë e të fal dashuri!”, ka pohuar Lorela.

Në vitin 2013, Lorela merr pjesë në The Voice Of Albania 3.

Më datë 18 Janar 2016, Dj Aldo publikon videoklipin "Don't Let Me Go", në bashkëpunim me Lorela.

Në Dhjetor 2016, Lorela merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Me Ty".

Në Dhjetor 2022, Alban Kondi & Lorela Karoshi marrin pjesë në Festivali I 60-Të Në Rtsh me këngën "Melodi".