TEKSTESHQIP

Lorik Selmani
Jetoj
Lyrics

Hëna nuk ndriçon,
Dielli rreze nuk lëshon
Gjithçka ka ndryshu`
Prej ditës kur ke shku`
Vetëm lot e mia s'kanë pushu`

Sa dua ta di,
me cilën jeton ti?
Të kujtohem?
Apo krejt m'ke fshi`

Jetoj unë vetëm për një çast
Jetoj një herë të jemi bashkë

[2x:]
Bota le të bëj sehir`
Le të flasin keq e mirë
Zemra ime, pa ty është vështirë

Ti i lumtur je
Hallet e mia nuk i ke
Sikur pak ta dish,
Menjëherë te unë do t'vish
e gjith jeten me mua do te rrish

Sa dua ta di,
me cilën jeton ti?
Të kujtohem?
Apo krejt m'ke fshi`?

Jetoj unë vetëm për një çast
Jetoj një herë të jemi bashkë

[2x:]
Bota le të bëj sehir`
Le të flasin keq e mirë
Zemra ime, pa ty është vështirë

Zemra ime pa ty është vështirë.