Ajo dikur këndoi në bashkëpunim me Flori Mumajesin "Gjithmonë". Një baladë e bukur e cila me sa duket mbeti e pavdekshme për shqiptarët, kjo mbasi edhe sot e kësaj dite, kënga vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet. Prej shumë vitesh jeton në Berlin të Gjermanisë.
Pas një mungese relativisht të gjatë në tregun muzikor, Luar vendos t’i rikthehet sërish muzikës dhe në verën e vitit 2017, merr rrugën drejt Kosovës për të realizuar projektin e rikthimit të saj.