TEKSTESHQIP
Lucie Miloti - Ali Pash Tepelena
Lucie Miloti
Ali Pash Tepelena

Teksti :: Song Lyrics
Ali Pash Tepelena
O, të hanen kur topi krisi, aman-e
O, ja dha kalas’ an’o për an-e, aman-e
O Mreti pashallar’t i nisi more m’i vezir
Mbi vezir Ali Pashan-e.
Ali Pasha i ngrat-e lufton dit’ e natë
Ali Pasha i mjer-e ç’u bo muhasere
Bini Gegë, bini fishek’ a m’kini?
Bini Tosk e Gegë fishek ju jap vetë.
O dyzetekatër o pashallar, aman-e
O dojn me i hy kalasë o përmrena aman-e
O Ali Pasha del i par-e, more Ali Pash
Ali Pasha Tepelena, aman-e
Ali Pash te rrapi ç’po t’luftonte ati
Ali Pash Terhalla, ç’po t’shkëlqente palla
Bini Gegë bini fishek’a m’kini?
Bini Tosk e Gegë fishek ju jap vetë.
O duron top, duro havan-e amane
Hajde moj kalaja me bedena aman-e
O ç’po ban luft’ me’i Padishah-e more Ali Pash
Ali Pasha Tepelena aman-e.
Ali Pash te rrapi ç’po m’luftonte i ati
Ali Pash Terhalla, ç’po m’shkëlqente palla
Bini Gegë bini fishek’a m’kini?
Bini Tosk e Gegë fishek ju jap vetë.

DËRGOI:
Komente 0