TEKSTESHQIP
Biografia
Në vitin 1994 Visar Zatriqi, Virtyt Luta, Haris Laja, Arben Shoshi, Kreshnik Radoniqi, Arben Gjocaj si dhe shumë të rinj tjerë nga Peja ishin muzikant fillestar të brezit të dytë të rock skenës në Pejë të asaj kohe. Në kohën kur bendet si Gjarpërinjtë e Gjakut, Narcis dhe Shqiponjat e Ferrit ishin ende aktiv dhe kishin një sens të mirë për vazhdimin e këtij zhanri dhe skene. Pas dy viteve grupi Narcis me përbërje prej: Visar Zatriqi (Gitare dhe vokal), Virtyt Luta (tupana) dhe Arben Shoshi (bass gitare) u bë incizimi i parë i një kënge origjinale të quajtur Frqa, në studio të parë aktive të asaj kohe në Pejë, te Gëzim Hasku. Më pas pasuan edhe dy incizime tjera dhe këto incizime ende ekzistojnë por nuk performohen më dhe nuk janë përdorur më.
Derisa Frqa ende ekziston si inqizimi i parë, më vonë është ri-aranzhuar dhe incizuar në vitin 2008 dhe ështe pjesë e albumit Neologji të grupit Luftë Popllit.
Me këtë përbërje ky grup vazhdoj deri në vitin 1998.
Në vitin 2000 Visar Zatriqi, Virtyt Luta dhe Haris Laja në gitare, vazhduan muzikën që kishin filluar para 6 vjetëve, arritën të kompozojnë edhe tri këngë tjera që nuk u incizuan kurrë por vazhdojnë të performohen nga grupi Luftë Popllit edhe në ditët e sotshme. Në këtë kohë edhe një basist i ri në atë kohë iu bashkangjit për një kohë të shkurtër grupit Narcis, Eduard Çivlaku i cili më pas edhe ishte basisti i dytë në grupin Luftë Popllit.

Në anën tjetër ai brez i vitit 1994 kishin vazhduar të eksperimentojnë dhe kishin formuar një grup tjetër, grupin Rrënjët, në përbërje prej Arben Gjocaj i cili ende është anëtar i grupit Luftë Popllit, Kreshnik Radoniqi, dhe Zenel Nikqi (Neli) që ishte kitaristi i parë me Luftë Popllit.

Nga viti 2002-2003 grupi Narcis dhe bendi Rrënjët shuhen dhe anëtarët e tyre përzihen duke formuar atë që më vonë do të bëhej Luftë Popllit. Në përbërje prej Zenel Nikqi (Kitare), Arben Gjocaj (tupana), Fisnik Loci (Bass gitare) dhe Visar Zatriqi (vokal dhe kitare e dytë). Në këtë kohë këngët : Si të jem, Dyshoj, Ti je sorrë, Të duash, Prej dhe shumë të tjera u kompozuan dhe ishin pjesë e reportoarit së bashku me disa kompozime më të hershme të grupit Narcis dhe disa të tjera të Visar Zatriqit.

Ky grup zyrtarisht u emërua Luftë Popllit në vitin 2003, pasi qe Fisnik Loci (Trici) kishte komentuar se populli ynë po përjeton luftëra të një pas njëshme,dhe kush po mundet po i shpall luftë këtij populli.

Në vitin 2003, Luftë Popllit publikojnë albumin "Live Unplugged".

Disa vite kaluan dhe diku deri në vitin 2005 kjo përbërje ishte aktive në skenën (underground). Pas largimit të dy anëtarëve, Nelit dhe Tricit, Beni dhe Visari vazhduan grupin duke e marr si basist Eduard Çivlakun i njëjti basist që për momentin ishte me një rock grup tjetër të quajtur Harnat, Edi pasi që kishte bërë muzikë edhe më heret me Visarin dhe me Benin në disa raste e kishte shumë lehtë të lidhet në muzikën që fillimisht kishte nisur bendi.
Luftë Popllit vazhdoj kështu dhe pas një kohe shumë të shkurtër e incizoj këngën e parë të kompozuar nga Beni, Edi dhe Visari, kjo këngë u thirr Neologji Shizofrenike dhe u lansua nëpër internet si single, në këtë kohë edhe u kompozua edhe kënga Një erë e re si dhe disa ideja fillestare për këngët që u përcjellen me kohë tek reportoari i Luftë Popllit të sotshmit.
Në vitin 2007, u bë edhe iniqizimi i dytë i këngës Si të jem, gjitha këto këngë u incizuan tek studio 039 Records te Mondi në Pejë. Në vitin 2007, Luftë Popllit publikojnë albumin "Hard Rocked Lp Session".
Nga fundi i vitit 2007 Gent Gorani (Kitarist) dhe Pajtim Pasha (basist) iu bashkëngjitën Visarit dhe Benit duke e zëvendësuar Edin në Bas kitare dhe duke filluar në kompozimin e këngeve të reja dhe ri aranzhimin e këngëve te vjetra.
Në vitin 2008 filluan incizimet e para të albumit Neologji ku edhe u përfshinë dy këngët e incizuar më parë.
Incizimet prapë u bënë me Mondin në studion 039 Records.
Në album u përfshinë disa këngë të vjetra dhe tri këngë të reja, Qyteti Jem, Na skena zgill dhe Krejt njejt.
Në album poashtu u përfshi edhe një solo këngë e Visarit e quajtur "S'po më kujtohet".