>
BIOSHQIP
Biografia
Luisida Male ka hyrë në botën e muzikës në një moshë shumë të vogël, duke u angazhuar në një Qendër Kulturore për Fëmijë për kanto, ku ka marrë pjesë në koncerte të ndryshme. Ka kryer leksione private për piano dhe aktualisht studion për kanto në “Klea Huta Academy”. Gjithashtu ka marrë pjesë në një festival ndërkombëtar Rising Stars në Kosovë, ku vlerësua me çmimin e parë për rrymën Pop/ Rock; çmim i cili i solli disa ftesa për festivale si në Maltë, Serbi, Bjellorusi, Rumani. Në festivalin e Maltës Golden Voice, u vlerësua me çmimin e dytë dhe në festivalin e Serbisë, u vlerësua me çmimin e tretë. Luisida ka qenë konkurrente edhe në The voice Kids në vitin 2018, deri në fazën e betejave. Luisida merret me këndim prej shume vitesh. Ajo ka qene angazhuar ne displina te ndryshme si piano, por ëndrra e saj më e madhe është të bëhet këngëtare.Në vitin 2018, Luisida Male merr pjesë në Voice Kids Albania. Talentin e saj ajo e sheh si një karakteristikë të familjes, pasi babai dhe halla e saj gjithashtu këndojnë dhe në të kaluarën kanë fituar dhe çmime.
Ka marre pjese ne 2020 ne nje festival " Rising Stars" duke u vleresuar me cmimin e pare Pop/Rock. Me pas ky cmim i mundesoi Luisides ftesa per pjesemarrjen ne festivale si Malta, Serbia duke u vleresuar me cmimin e dyte.

Në Mars 2021, Lui merr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën "Për Ty".