TEKSTESHQIP
Biografia
Prej disa vitesh në Shkodër organizohet "Festivali i këngës "Luleborë", një traditë e kthyer pas rreth 30 vites hmungesë. Në kuadër të ruajtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të kësaj tradite, Bashkia Shkodër organizon këtë Festivali, i cili ka si qëllim të risjellë tek publiku këngën, duke i dhënë asajnjë dimension të ri; duke nxitur profesionalizmin dhe nivelin e lartë artistik, përmes interpretimit "live" të çdo elementi të këtij festivali. Për rrjedhojë, krijimtaria artistike, muzika dhe fjalët, duhet t’ipërshtaten kritereve të përcaktuara nga drejtuesit e produksionit, që do të jenë edhe njësitë matëse për vlerësimin paraprak të këngëve. Të gjitha materialet muzikore do të shqyrtohen nga produksioni i këtij Festivali, i cili do të zgjedhi këngët pjesëmarrëse në festival. Juria e Festivalit është në nivelet më të larta profesionale, e përbërë nga emrat më të njohur të krijimit dhe interpretimit të muzikës. Festivali i këngës popullore qytetare shkodrane "Luleborë", është një tjetër festival në ambientin muzikor shqiptar por që ka si qëllim të nxisë krijuesit e këngës popullore qytetare. Ky festival bashkon zërat e njohur dhe zërat më të rinj të muzikës qytetare. Lulebora është një simbol i kësaj gjinie muzikore dhe vjen si një vlerë e shtuar në artin muzikor shqiptar.

Festivali "Luleborë" ka si qëllim të risjellë tek publiku këngën qytetare, me motive shkodrane, duke i dhënë një dimension të ri asaj; duke nxitur profesionalizmin dhe nivelin e lartë artistik, përmes interpretimit "live" të çdo elementi të këtij festivali. Për rrjedhojë thuhet në njoftim, krijimtaria artistike, muzika dhe fjalët duhet t’i përshtaten kritereve të përcaktuara nga drejtuesit e këtij projekti, që do të jenë edhe njësitë matëse për vlerësimin paraprak të këngëve. Të gjitha materialet muzikore do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm profesionistësh, të cilët do të zgjedhin këngët pjesëmarrëse në festival. Njoftimi i bashkisë vijon se juria e festivalit do të jetë në nivelet më të larta profesionale, e përbërë nga emrat më të njohur të krijimit dhe interpretimit të muzikës. Kriter kryesor në aplikimet që u shpallën ishte që këngët duhet të jenë krijime tërësisht të reja, të papublikuara më parë. Publikimi i tyre në çfarëdolloj forme para natës së parë të zhvillimit të festivalit "Luleborë", është automatikisht përjashtues nga pjesëmarrja në festival. Data e fundit e dorëzimit të materialeve muzikore ishte 15 gushti, ku sipas njoftimit materialet muzikore do të kalojnë në fazën e parë të seleksionimit dhe një grup i përbërë nga profesionistë të sektorit të produksionit muzikor do të marrin në shqyrtim këngët nga një këndvështrim i përgjithshëm (muzikë, tekst dhe cilësi vokale). Ky proces përfundon me seleksionimin e këngëve, që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të festivalit "Luleborë". Ndërsa me datë 30 gusht do të publikohen këngët fituese të fazës së parë seleksionuese, sipas njoftimit ato do t’i nënshtrohen më pas procesit të orkestrimit. Afati i fundit i dorëzimit të orkestracioneve nga ana e autorëve është data 1 tetor, të cilat do të dorëzohen tek grupi organizator, ose tek drejtori artistik. Performimi muzikor do të mbahet nën interpretimin "live" të "Orkestrës Luleborë", e cila përbën edhe themelin e suksesit të festivalit "Luleborë".