TEKSTESHQIP
Biografia
Jam Luljeta Lubovci e lindur, e rritun e shkolluar në Prizren...Si familje diku para 70 vite jemi në Prizren e me prejardhje jem nga fshati Çrejçec komuna Suharekës.
Jam e lindur me 02.04.1992 ku isha fëmiju parë i prindërve të mi e mbesa parë e gjyshërve të mi.
Jam vajza e Flurim dhe Hana Lubovci, nënën e kam nga fshati Krusha Madhe jo shumë largë Prizrenit poashtu kam dy vëllezër më të ri se unë Leotrimi dhe Arijaniti.
Jam rritur në qytetin e bukur,historik me tregimet e gjyshit tim,ku më motivonin gjithmonë.
Apo ndryshe gjithë më thonë LULJA PRIZRENIT
Rrugën e dijes kam fillu qysh si 4 vjeçare njëhere në parashkollor, e pastaj si 5 vite e gjysëm kam hy në klasën e parë në shkollën "LEKË DUGAGJINI" në Prizren ku në klasën e dytë pasi ndërruam lagjen e banimit u transferova në shkollën "Abdyl Frashëri" -Prizren deri në klasën e nëntë ku isha nxënëse e dalluar.
Më pastaj vijova shkollën e mesme në atë ekonomike "YMER PRIZRENI " në Prizren ku plot katër vite isha atë shkollë ku morra shumë të mira nga aty.
Poashtu kam qenë si praktikante në Doganën e Kosovës pika doganore në Vërmicë për dy vite ku dhe morra diplomë nga aty me notë të lartë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme,testeve të maturës fitova kushtin me të parën të vijoja studimet në universitetetin e Prizrenit "Ukshin Hoti" për dy vite e gjysëm në drejtim "MENAXHMENT NDËRKOMBËTARË" ku më është dasht ta ndërpresë patjetër gati në fund e të marrë rrugën e mërgimit shkaku shëndetit jo të mirë e gjendjes së rënduar shëndetësore...Po pas mjekimeve kohë pas kohe qe dhe sot vazhdojnë, jeta zhvillohet në Francë ku këtu kam përfunduar shkollën e gjuhës franceze në dy nivele ku dhe jam diplomuar për gjuhën franceze...Njëkosisht jam marrë dhe me shumë aktivitete tjera këtu në Francë si në teatër për dy vite radhazi kam dalë para publikut me shfaqje dhe po nga ky teatër kam marrë mirënjohje...Më pas me aktivitete tjera kulturore, humanitare me një shoqatë franceze këtu.
Ndërsa sa isha në Kosovë isha aktiviste e mirënjohur e Lidhjes Demokratike të Kosovës ku dhe sot vazhdoj nga mërgimi ta mbështes këtë subjekt në këmbim të asgjëje thjeshtë e bëjë ngase e dua dhe i çmoj njerëzit në të ku dhe kam shumë miq.

Shëndeti im i keq fillojë nga mosha 15 vjeçare ku kisha për fillim disa probleme me dhimbje te shpinës e këmbës po me kohën shkonin u rëndonin gjersa u operova dhe një doktor më operoi gabim e më la invalide përgjithmonë me dhimbje ku nga atëhere deri tani kam gjithsej 15 operime në boshtin kurrizor e ndoshta ende do vazhdoj ky rrugëtim me mjekime.
Në vitin 2015 u detyrova të vija në Francë nëpërmjet rrugëve ilegale pasi atë kohë nuk ishte udhëtimi si tani pa viza...Dhe mjekimi im sipas mjekve ma nuk u bënte askund në ballkan për atë në moshën 21 vjeçare erdha këtu në Toulouse/France e këtu më priten shumë mirë, më mbështeten,mjekuan, atë qe se bëri shteti im e bëri Franca, ku një jetë u jam mirënjohse.
Po edhe pse isha me plagë, dhimbje,kufizime asnjëhere nuk u ndala vazhdova vijova me aktivitete të ndryshme ku më bënin më mirë shpirtërisht.
Ndërsa me shkrime të poezive, thënjeve disa shkrime humoristike jam marrë ka gati 10 vite s'jam ndalë se më ndihmonin shumë ta kaloj kohën pooor deri tani ende nuk kam botuar libër timin po mendoj në të ardhmen ta botoj.
Kështu pjes e disa librave tjerë,me autor të ndryshëm jam ku gjithmonë atyre u jam mirënjohse.
Diku në vitin 2017 jam pjes e dy librave të autorit,publicistit Shefqet Dibrani ku ka shkruar për Lidhjen Demokratike të Kosovës e aty jam pjes me mendimet e mija politike si aktiviste.
Më pas jam pjes e dy librave të poetit, gazetarit Halil Xani nga Skenderaji,njëri libër është për heroin Afrim Bunjaku ku jam pjesë me një poezi timen, dhe në tjetrin jam pjes e librit "Leotrimi vogël" me poezinë time për të.
Më tutje jam pjes e një libri të Bibliotekës së Prizrenit me një poezi timen.
Pastaj te dy librat e manifestimit tradicional rresht për dy vite "SOFRA YMER PRIZRENIT".
Poashtu në revistën elektronike të ARS POETICA jam pjesë në dy numrat e tyre...ku të e fundit edhe jam pozicionuar si më aktive me shkrimet e mija letrare.
Jam pjesë në disa portale të ndryshme si QENDRAPRESS me poezitë e mija ku kohë pas kohe gazetari i njohur Prizrenas Qazim. Thaqi boton poezitë e mija.
Dhe gazeta Zëri Atdheut nga Gjin Musa dhe aty kohë pas kohe botojnë poezitë e mija.
Tjetër nuk po më kujtohet për momentin.
Ndërsa Mirënjohje, Certifikata, Çmime kam disa të tilla në grupe të ndryshme letrare elektronike por dhe kështu ku kam marrë pjesë në disa manifestime poetike ku kam marrë mirënjohje dhe çmime njëhere me vendin e parë pastaj të dytin dhe një më të tretin.
Certifikata kam marrë nga grupi JEHONA POETIKE, FLLADI POETIK, ARS POETICA, RAMADAN MUSLIU, PERLA VARGUT, PENA E ARTË, GAZETA ZËRI ATDHEUT
Mirënjohje kam marrë dy nga manifestimi tradicional SOFRA YMER PRIZRENIT, dhe një nga BIBLOTEKA E QYTETIT PRIZREN.
Në ato çka kam marrë vet pjesë gjithmonë kam marrë diçka të tillë.
Nuk kam marrë në shumë vende pasi nuk po jam vet fizikisht në Kosovë dhe mjekimi po më ban ndonjëherë ndalesa udhëtimi.
Gjatë kësaj dekade kam të shkruara 1020 poezi e shumë thënje tjera për jetën, shumë shkrime politike po dhe shkrime me humor e anekdota.
Nuk i them vetes poete pasi më duket që asgjë nuk kam ba deri më tani por nuk do ndalem asnjëhere.
Jam anëtare e disa grupeve letrare ku çdo ditë postoj poezitë e mija.
Poashtu kam qenë në disa intervista në televizionet, e gazetat në Kosovë për aktivitetin tim që bëjë dhe jetën në mërgim.
Dhe jam pjes në një portal franceze ku me disa foto e një intervist time kam përshkruar jetën që bëjë në Francë me aktivitete të ndryshme që nuk ndalem pavarsisht shëndetit.
Jam tip shumë e shoqërueshëm që bëjë biseda të gjata,kam shumë miq shqiptar në çdo cep të botës por tani dhe të huaj këtu ku jetoj...Disa poezi te dedikuar për disa këtu qe ti kuptojnë i kam shkruar në gjuhën frënge ku më janë falënderuar shumë.
Jam e nderuar kudo që jam i madh e i vogël më respektojnë gjithmonë.

Në fund ju them njerëz të mirë mos u ndalni pavarësisht ku jeni e si jeni, vazhdoni jetoni me ëndrrat tuaja.
JETA ËSHTË E BUKUR JETOJE

LULJETA LUBOVCI

Kontribuan:
Komente 0