TEKSTESHQIP
Lule Mërkulaj & Elvin Unaza - Vajzën Fati E Thëret
Lule Mërkulaj & Elvin Unaza
Vajzën Fati E Thëret

Materiali muzikor u paraqit tek audienca i plotësuar në sferën vizuale me videoklip, i cili u publikua me datë 6 Prill 2022. Kompozitori i këngës dhe autor i orkestrimit është Recording Studio Unaza.
Teksti :: Song Lyrics
Elvini.
Kurr skam pas kaç gzmi e lot
E kjo zër po m' rreh fort
Sot un nuse po çes motren
Sot një bij po e len votren

Lulka.
Mos ta shoh buzën në vaj
Ke mu gzu kur t'bahesh Daj
Qoft për ne kjo dit e bardh
Prap si bijë un kam me ardh

Ref.
Darsma ka gëzim e lot
Vlla e motër gëzojn sot
Vajzën fati e thërret
Lind n'shpi t'huj e shkon n'shpi t'vet

Elvini.
Si princesh ti sot ke ba
At që deshe ke në krah
Me gjith zemër te urojm
Qofsh e lumtun bija jon

Lulka.
Bab e Nan sot po i la
Amanet i ke o vlla
Po dal nuse prej ksaj shpi
Ku jam rrit me shum dashni

Ref.
Darsma ka gëzim e lot
Vlla e motër gëzojn sot
Vajzën fati e thërret
Lind n'shpi t'huj e shkon n'shpi t'vet

VIDEOKLIPE

Komente 0