>
BIOSHQIP
Biografia
Një artist i cili nga dashuria për muzikën ka vite që tashmë e ka bërë pjesë të pandashme të jetës së tij dhe sjell këngë të bukura që kthehen në hite. Ky është personazhi ynë këngëtari Lulzim Shehu e që të gjithë e njohin shkurt si artisti me zërin e vecantë Luli. Luli ka shume vite që jeton në Gjermani por është nga Ferizaj. I pyetur nga ne se kur e merr malli për vendlindjen cila është kënga që këndon më tepër, e ai ka këtë përgjigje: “Kur të merr malli këndoj si të gjithë këngë kurbeti”. Ndërsa këngëtari na tregon se ka shumë këngë të bukura shqiptare, por në zemër mbetet gjithmonë kënga me titull “Oj Kosovë oj nana ime”, madje këtë këngë gjithmonë e këndon në fundjavë nëpër shumë koncerte ku është i pranishëm. Luli është një artist shumë i kërkuar në diasporë dhe jo vetëm, dhe sidomos nëpër dasma ka shumë ftesa dhe sic rrëfen ai i ka punët shumë mirë. Luli e ka në shpirt dhe të trashëguar edhe nga familja muzikën e duke qenë shpesh herë i ftuar nëpër mbrëmje dhe dasma ai ka edhe momente që s’mund ti harrojë lehtë, mes të cilave ai kujton këtë : “Ka qenë viti 2006, një mbrëmje e paharruar në Ferizaj, kur kam kënduar “live” për herë të parë, dhe e kam ndier vetën shumë krenar dhe nga ai moment unë këndoj gjithmonë “live” e kurrë me playback.

Artisti ka realizuar një duet në vitin 2011 me këngëtarin Zymber Avdiu, e që është pritur shumë mirë. Ai ka treguar se cila është kënga më e suksesshme e tij ku thotë se : “Kënga e suksesshme ishte në 2013-n me titull “Qika Qika”, këngë kjo e cila është pritur shumë mirë”.
Në vitin 2013, Lulzim Shehu publikon albumin "Vazhdo Ti Pa Mu".

Më datë 26 Gusht 2015, Lulzim Shehu & Leonora Gegaj publikojnë videoklipin "Xhan Xhan".

Më datë 2 Qershor 2016, Lulzim Shehu & Prince Amaho publikojnë videoklipin "Chika Chika", në bashkëpunim me A-Class.

Më datë 24 Shkurt 2017, Lulzim Shehu & Toni Tuklan publikojnë videoklipin "Call Me".

Më datë 23 Gusht 2019, Lulzim Shehu & Florian Shehu publikojnë videoklipin "Biri Im".