Biografia
Në vitin 1991 emigroj ne Itali, ku gjeti lirinë e të menduarit, të të shprehurit e po ashtu edhe të të shkruarit.
Në vitin 2005 u dipllomua si Mediatrice interkulturale. Duke frekuentuar shkollat dhe ambiente te ndryshme për zhvillimin e këtij profesioni, pati mundesinë të prezantonte në Itali kulturën, traditën e gjithë vlerat e vendit të sajë.
Dy vjet, çdo të diel,dhjet minuta, tek programi për emigracionin, ka prezantuar në televizorin e qytetit, rubrikën "Kultura, traditat dhe kostumet". Nëpërmjet këtij programi ju dha dha mundesia të fliste per histori, legjenda, kulturën e vendit të sajë, që dëgjohej me kënaqësi prej qytetarve italianë. Krenare për vendin e kulturën e sajë, rubrikën e parë e hapi me "Legjendën e Flamurit" Nëpërmjet projekteve, që zhvillonte në shkolla, ju krijua mundësia të shkruante dy librat e para italisht, LE RICCHEZZE DELLA NATURA - PASURITE E NATYRES( Mjekime popullore shqiptare) dhe librin dy gjuhësh VALORI COME ORO'- VLERE FLORIRI (Legjenda dhe histroi shqiptare, ku çdo njera kishte nje vlerë)
Krahas punëve të ndryshme, aktiviteteve kulturale, punë vullnetare për ndihmën e emigrantëve, Lumturia vazhdonte e vazhdon të shkruaj
Ka shkruar poezi, proza, roman ne dy gjuhet; italisht e shqip
Librat e sajë janë:
1- BRIGJET E MIA. (POEZI)
2- SYRI I BOTES TIME (POEZI)
3- LE RICCHEZZE DELLA NATURA (PROZE NE ITALISHT)
4- FLORIRI NE FJALE- TREGIM ME PROVERBA (PROZE)
5- VALORI COME ORO (DY GJUHESHE. ITALISHT-SHQIP)
6- UNE JAM SHKRONJAT (POEZI)
7- KRONIKE E DENIMIT ME VDEKJE (ROMAN AUTOBIOGRAFIK)
8- E IMJA LIRIKE (POEZI)
9- MI MANCHI (PROZE E POEZI, ITALISHT)
10- SI GJITHE STINET (POEZI)
11- UN VIAGGIO PICCOLO NEL MONDO GRANDE DELL’EMIGRAZIONE (PROJEKT ITALISHT- SHQIP)
12- PER JU O VOGELUSH (POEZI PER FEMIJET)
13- OJ NENEOKE (POEZI)
14- BALLADA PAVDEKSISHE (POEZI)
15- PERQAFOVA PERENDIMIN (POEZI)
16- LA CRONACA DI UNA CONDANA A MORTE (ROMAN, ITALISHT)
17- RRUGET E MJERIMIT (ROMAN)
Dhe është duke përfunduar volumin e dytë të romanit me 300 faqe RRUGET E MJERIMIT.
Për shkrimet e saja, Lumturia ka fituar disa çmime, falenderime e opinione të ndryshmedhe. Ka qënë dhe është e ftuar vazhdimisht prej komunitetit shqiptar dhe qytetarve italianë