>
LETERSISHQIP

Ti Ike...

Ti ike, pa kthyer kokë, siç ishe,
me ato supet rrumbullake e lakuriqe
e harrove,
që frymarrjen me vete ma more...

E ke atje brënda tek gushëza,
ta lash kur ëmbël të putha.

Ike... e harrove të më lije
edhe ndriçimin e syve,
më more edhe rrafjet e zemrës
dhe fjalët e tingullin e këngës.
e ngela si nata zezë, pa hënëz..

Ne të dy s’mund të rrojmë të ndar,
merrma dorën time, mbama në të tuat
e shtrëngoma pak...
Mbështillëm ëmbël në krahëror,
kthimin e dritës së syve të shijoj,
të marr frymarrjen tek gusha,
të më kthehet ritmi i zemrës
bashkë me fjalët dhe tingulli i këngës.

DËRGOI: