TEKSTESHQIP
Biografia
Rrjedh prej një familje 7 antarëshe, kan qenë 4 vëllëzër dhe një motër. Huazimet e para muzikore i ka marrë nga vëllau i tij, edhe si i vogël ka dashur të shkoj pas hapave të tij, tash është i ndjerë Murtezan Ferati. Në shkollën fillore, çdoherë mësuesit dhe arsimtarët i kanë dhënë prioritet dhe përparësi në çdo lëmi, sepse ishte zëri ai që i qelte rrugët. Edhe në nota kishte përparësi, i thonin, ah po ti këndon bukur. Në klasën e tretë ka fillu të marr pjesë në gara komunale me shkolllen, në klasën e pestë eshte mbajtur një garë komunale në Tetovë ku kanë marrë pjesë të gjitha shkollat fillore. Aty u dekorua me vendin e pare. Në çdo aktivitet ka pasur lëvdata, dhe çdo garë nga shkolla ka qenë pjesmarrës. Në shkollën fillore e ka pasur edhe një vajzë në klasë që ka kënduar shumë bukur, e imitonte Fitnete Rexhën, kishin konkurrencë ndërmjet veti. Çdoherë kane qenë si në një lloj gare në shkollë. Poashtu, ka qenë Bajrami i vogël, haxhinjtë janë mbledhur tek qendra e fshatit edhe si fëmijë e kanë marrë edhe e kanë hypë mbi guri, I kane thanë këndo diçka. Nuk ka dite çfarë të këndoj dhe ia ka filluar Ezanit. Si fëmijë e ka imituar edhe vëllaun e vet se si këndonte. Nga dashuria për shkollen nga Maqedonia kaloi në Prishtinë në shkollën e mesme të muzikës, ku edhe aty ishte një përparsi e madhe se edhe aty filloi drejtëperdrejt me muzikë me çështje profesionale muzikore. Haste shpesh në kundërshtim me profesorët për shkak këndimit, sepse në shkollë mësohej muzika profesionale, kurse Mahmuti kendonte në mënyrë natyrale. Ka qenë konkurrencë e madhe, vështirë ta mbash vetën. Më pas ka përfundu edhe fakultetin e muzikës dhe eshte inkuadru në shkollën e mesme 'Eqrem Çabej' ku edhe sot punon. Më vonë, kur ka fillu këndimin, gjenerata e tij kan qenë disa emra duke fillu prej Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, etj. Albumet e tij kanë pasur mjaftë sukses. Ka mbi 30 albume, por ka edhe videoklipe. Ajo që ai eshte sot këtu është përkrahja e simpatizuesve të tij. Tani jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët, Argjenden dhe Granitin. Shqipe Ferati-Berbatovci është shoqja e Mahmutit që e bënë një punë madhështore dhe është njëra ndër mësueset më të mira, ajo punon në shkollën fillore 'Elena Gjika'. Mahmut Ferati ka nje keshille per te gjithe te rinjte qe kane pasion muzikes: "Porosis të rinjtë të lexojnë më shumë të dëgjojnë muzikë dhe të mos huazojmë shumë të huaj, të jemi pak nacionalist, ta ruajmë muzikën tone".