TEKSTESHQIP
Mahmut Ferati - Dora Po M'dridhet
Mahmut Ferati
Dora Po M'dridhet


Teksti :: Song Lyrics

Dora po m’dridhet, zemra po m’qan
E shikoj unazën, duke shkru këtë kangë
Kujt t’i tregoj? Po jo, s’kam fuqi
Ashiku më vdiq e më la në vetmi
Kujt t’i tregoj? Po jo, s’kam fuqi
Ashiku më vdiq e më la në vetmi

Sa shumë më mallkove, ti moj nana ime
Zemrën ma përvlove, gjithmonë me mospajtime
Një ditë dielli ndriti, hëna na bashkoi
Por ylli u fik – më asgjë s’rregulloi
Një ditë dielli ndriti, hëna na bashkoi
Por ylli u fik – më asgjë s’rregulloi

O, sa plagë e rëndë, më atë ditë më kaploj
S’kam mendu më t’jem, s’kam mendu t’jetoj
O, tokë e zezë, kurrë më s’mund të shikoj
Ma more dashnorin – e unë si të jetoj?
O, tokë e zezë, kurrë më s’mund të shikoj
Ma more dashnorin – e unë si të jetoj?

Kontribuan:
Komente 1