Biografia
Ka përfunduar masterin shkencor në drejtimin "Teori dhe kritikë letrare dhe ka doktoruar po në atë Fakultet.
Shkruan dhe ka botuar artikuj dhe ese në shtypin e përditshëm në Shqipëri dhe Kosovë.
Ka botuar krijimet e saj në poezi në revistën letrare të Prishtinës "Jeta e Re", në "Mher Licht", "Obelisk", "Nacional", "Poeteka", "Illz" "Poeteka" 'në Tiranë dhe "Urat" në Tropojë. Në revistën "Kuvendi" në Miçigam, në "Orizzonti" në Itali, "Bitacora" në Meksikë dhe në "Orte Schëeizer Literaturzeitschrift" në Zvicër, në antologjinë "Las femmes (se) racontent experiences dans les PECO" në Rumani dhe në Heamus plus Nr.1, 2017, gjithashtu në Rumani.
Është autore e librit me poezi "Vajtimi i Kalipsosë", me të cilin ka fituar çmimin kombëtar "Migjeni" në konkursin për "Çmimet Kombëtare të Letërsisë" për vitin 2010.
Në dhjetor 2012 vlerësohet me çmimin e parë në konkursin mbarëshqipëtar organizuar nga "Klubi Zahiri" me poezinë "Anima", si poezia më e mirë e publikuar në internet.
Po në vitin 2012 vlerësohet më çmimin "Rrahman Dedaj" oraganizuar nga shoqata Prokult në Podujevë, me poezinë "Largsitë".
Në 2013 boton një cikël me poezi në "Antologji e poetëve të Malësisë së Gjakovës", realizuar nga Klubi letrar "Gjon Kazazi" dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe artistëve, Tropojë.
Në qershor 2014 ka botuar librin e saj të dytë me poezi "Na nuk jena t’ktuhit".
Në korrik 2015 është vlerësuar në konkursin "Tra un fiore colto e l’altro donato" dhe botuar në revistën "Orizzonti" me poezinë "Metamorpohosis".
Është fituese e çmimit të dytë në konkursin ndërkombëtar të zhvilluar në Itali "Terre lontane".
Në 2015 ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar "Ditët e Naimit" në Tetovë, ku dhe ka botuar një cikël me poezi në antologjinë me titull " Zërat e ujit".
Në 2015 boton një cikël me poezi të zgjedhura në antologjinë e poezisë së të rinjëve "A dangerous method" nga shtëpia botuese, Albas, Tiranë.
Në 2016 është vlerësuar nga aktiviteti "Ora e poezisë" me çmimin vëllimi poetik më i mirë, i cili i është akorduar vëllimit "Na nuk jena t’ktuhit"
Në 2018 boton vëllimin e saj të tretë me poezi me titull "Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue"
Në vitin 2018 fiton çmimin e parë si autore debutuse në "Mitingun e poezisë" në Gjakovë.
Në vitin 2019 fiton çmimin e parë në Maqedoni si autore e huaj në konkursin ndërkombëtar të quajtur " Shkëndijat letrare"
Në vitin 2019 ka botuar monografinë e saj shkencore, me titull " Proza eksperimentale – rasti i Pashkut", botuar nga Instituti Albanologjik, Prishtinë.
Aktiviteti i saj si studiuese e letërsisë përfshin edhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, ka botuar artikuj shkencorë në revistat më të rëndësishme të studimeve letrare shqiptare në vendet e rajonit si dhe në revista ndërkombëtare të vlerësuara dhe me impakt faktor të lartë.
Është njohëse e tre gjuhëve të huaja (anglisht, italisht dhe spanisht), të mbrojtura dhe nga të cilat herë pas here përkthen edhe tekse të ndryshme.
Ka përkthyer dhe sjellë në shqip me cikle poezish nga disa autorë të botës latine, që i ka botuar kryesisht tek revista letrare "Jeta e Re" në Prishtinë. Disa prej tyre janë; Pablo Neruda, Federico Garcia Lorca, Octavio Paz, Horge L. Borges, Ernesto Sabato, Mario Melendez, Fernando Carrera, Adriana Hoyos dhe po po punon me Alejandra Pizarnik.
Poezitë e saj janë përkthyer dhe botuar në revista elektronike në internet në; anglisht, italisht, spanjisht, frëngjisht, rumanisht, kinezisht, maqedonisht dhe gjermanisht. Pritet të dalin së shpejti krijimet e saj në antologji në Itali dhe Francë.
Është e martuar në Prizren, aty ku dhe jeton dhe punon.