Nëse flasim për familjen Krasniqi nga Dashinoci i Deçanit, nuk mund të tejkalojmë pa folur për Marash Krasniqin. Marash Krasniqi sipas tregimeve ka lindur në Zhebel të Gjakovës, por së bashku me familje ka jetuar në Dashinoc dhe më vonë në Pejë. Nëse flasim për jetën dhe veprimtarinë e tij nuk mund të tejkalojmë pa e prekur edhe zhandrrin e muzikës që e kultivonte Marashi. Marashi që i ri filloj të merret me muzikë. Në fillim si rapsod i muzikës folklorike bashkëpunoi me Mon Sokolin i cili njihet si rapsod i foklorit burimor. Bashkëpunimi i Marashit ishte i gjerë, ai bashkëpunoi me emra të njohur të folklorit burimor. Gjatë kohës së tij Marashi ishte shumë i dashur nga publiku, për stilin, interpertimin dhe tekstet e bukura nga Marash Krasniqi dhe grupi i tij. Shumë shpejtë së bashku me grupin e tij u bë emër për ata që e duan folklorin duke interpretuar në mbarë Kosovën e më gjerë. Në vitet 70-ta ishte anëtar i SHKA “Shpresa” nga Deçani. Marashi ishte prezent në shumë vende të Europës në SHBA. Duhet cekur se Marashi ishte këngëtarë i RTP-së së bashku me grupin. Këngët që ai i këndonte kishin karakter kombëtar dhe shumë domethënës. Marashi ishte prezent në shumë organizime gazmore si në dasma dhe ahengje të ndryshme. Këngët që ai i këndonte gjithmonë kishin një porosi për popullin shqiptar. I gjithë mendimi dhe karakteri i tij kombëtar u përcjellte nëpërmjet këngës burimore shqipe. Në Odat e Dukagjinit dhe më gjerë kënga e rapsodit Marash Krasniqi ishte bërë institucion i historisë dhe traditës, burim i kronikave të gjalla, ishte bërë ndjenjë dhe përjetësim kombëtar. Kënga e tij, kudo që dëgjohej, ushqente krenari për të kaluarën dhe shpresë për të ardhmen. Ajo mbillte farën e dashurisë për atdheun dhe farën e urrejtjes për armikun.
Këndonte këngë për heronjët tanë, për udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare, për vitet me rëndësi për popullin shqiptar. Po cekim disa këngë të kënduar nga ai si: “Kënga e Qorr Ilazit”, Lahutën e Malcisë”, (sepse e donte Fishtën tonë), “Shkrepi dielli n’at bjeshkë t’Cukalit”, “Këngën e Flamurit”, “Kur ke senja 56”, “Këngë për Lidhjen e Prizrenit”, “Këngë kundër hakmarrjes” etj. Përveq këtyre këngëve Marashi këndonte edhe këngë lirike: “Boll e mirë që del në shkallë”, “Hajde qikë sonte për darkë”, “Boll e mirë që del te lama” etj. Këto ishin disa këngë ku autor i teksteve dhe i melodive ishte vetë Marash Krasniqi. Marashi dhe grupi i tij mbeti dhe do të mbes implementusi origjinal i këngës folklorike burimore shqipe. Përveq këngës Marashi ishte gjithmonë prezent në Oda të burrave, ku përveq këngës, bisedohet edhe për qështje kombëtare, për arsim, kulturë, për adete dhe zakone. Ishin prezent edhe meselet e njohura ndër shqiptarët.
Sot edhe pse Marashi nuk është në jetë që nga viti 1991, ai la në trashëgimi këngën dhe fjalën e dhënë shqiptare djemve të vet dhe nipave të tij. Tradita e kësaj familje vazhdohet nga të bijët: Mhilli, Bashkimi, Pjetri e Dukagjini. Ai thoshte: ”Kurrë mos u ndani nga populli i juaj në gëzime dhe as në hidhërime”.