Biografia
Gjatë karrierës së saj Margerita Shllaku ka realizuar me sukses "Recital për kitarë klasike", ka marrë pjesë në veprimin poetiko-muzikor "Bija Shqiptare", duke u shfaqur si protagoniste në rol kryesor (këngëtare dhe aktore). Është angazhuar si këngëtare për dy vite në përbërje të grupit muzikor "N’Gen" nën drejtimin artistik të kompozitorit Markelian Kapidani. Gjithashtu, Margerita ka qenë pjesëmarrëse e Korit Polifonik "Prenkë Jakova", nën drejtimin e kompozitorit Gjon Shllakut, duke u aktivizuar si soliste dhe koriste. Kohët e fundit ka marrë pjesë si këngëtare në dy edicionet e fundit të "Festivalit të Muzikës Moderne", duke performuar me grupet e saj që përfshijnë instrumentistë të njohur italianë dhe Markelian Kapidani si pianist.
Aktualisht jeton dhe studion në Itali, ku ndjek studimet në degën "Canto Jazz" pranë Konservatorit Muzikor "Lucio Capliani" në Mantova (Itali). Ndërkohë, performon në veprimtari muzikore dhe koncerte në qytete të ndryshme të Italisë, përfshirë festivalet jazz të drejtuara nga profesori i njohur Mauro Negri. Margerita Shllaku në qershor 2025 publikoi këngën e saj të parë "Te Ne Vai", që realizoi në bashkëpunim me vëllain e saj Antonio Shllaku – projekt ku ajo shfaqet si këngëtare, kompozitore dhe tekstshkruese, duke pasqyruar stilin e saj pop dhe aftësinë për të shprehur emocionet përmes muzikës. Merr pjesë ne Fest64 aktualisht si deputuese ne këtë event të rëndësishëm artisik muzikor.
Kontribuan:
Gjon Shllaku