TEKSTESHQIP
Marie Kraja - Ne Shkoder Ka Ra Nji Drite
Marie Kraja
Ne Shkoder Ka Ra Nji Drite

Teksti :: Song Lyrics
Në Shkodër tonë ka ra nji dritë,
ka lëshue rreze anë për anë,
perëndija t’ka goditë,
kusur, moj, s’të ka lanë.

Kambë e dorë, bel e shpindë,
gushën farfuri,
zani yt si gardalinë,
dhambët si inxhi.

Goja yte kur më flet,
porsi papagal,
mos ndigjo kush të gërget,
moj zana në mal.

Barnavakët m’i vesh çapraz,
edhe shallin ma ke lëshue,
pse me shtjen gjith’ ket maraz,
tue e dijtë se un’ të due.

M’i ke dhambët si ysqyri,
t’i kam vue, mos dush, me kimet,
po kam frikë se t’i prishë syni,
ah medet, medet!

Yll me bisht, rreze si hana,
flokët tuej qindisë me ar,
bishtalecat me gjylpana,
të jan’ rrit’ moj, n’ishtiharë.

Ç’po qindisë goca me grep,
me ato duer si bikuri,
as me nep, moj muhabet,
se i mjeri u dogja nuri.

Synin shkrue me kalem,
rreze kur m’shiqon,
vetullën zymbyl me gem,
serbes po ma lëshon.

Ka le dielli e ka shndritë,
shef e nuk kallxon,
venja veshin, mori dritë,
bejtat kush t’i këndon.
Komente 0