TEKSTESHQIP
Mariglen Hazizaj - Vashëz Lule Në Lëndinë
Mariglen Hazizaj
Vashëz Lule Në Lëndinë

Teksti :: Song Lyrics
Vashëz lule në lëndinë
Që ke gjithë bukurinë
Po të pyes a s’më thua
Cili djalë do të marrë grua? 2x

Thuaj moj t’u thaftë gjuha
Mbase do thuash për mua
Aman thuaj thuaj
Thuaj moj t’u thaftë gjuha
Mbase do thuash për mua

Djali që të rri vërdallë
E ke fut në dhe të gjallë
Mendohet rrugës me vete
Ku ta pres e si t’i vete? 2x

Thuaj moj t’u thaftë gjuha
Mbase do thuash për mua
Aman thuaj thuaj
Thuaj moj t’u thaftë gjuha
Mbase do thuash për mua

Unë e di që zemra jote
Rreh njësoj me zemrën time
Sytë e tu qëndrojnë në mbrojtje
Sytë e mi çajnë rrethime 2x

Thuaj moj t’u thaftë gjuha
Mbase do thuash për mua
Aman thuaj thuaj
Thuaj moj t’u thaftë gjuha
Mbase do thuash për mua

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0