TEKSTESHQIP

Mariola Kacani
Celu Celu
Lyrics

1 Doli thëllëza në brinjë.
Merr rrugën, kërkon shtëpinë.
N'ato penxhere t'argjendta,
si ylber ç'u gjenda brenda.(2x)

2 Si flutur e kish bërë nëna.
Sa lezet që i kish kënga.
Flokët ç'i zbrisnin te këmba.
Larë e veshur alla-frënga.(2x)

3 Lum çfarë kishte rritur nëna.
Balli zbardhte porsi hëna
Më dha çfarë më donte zemra,
ashtu si ma kishte enda.(2x)

Refreni
E bukur si trëndelinë!
Hajde, hajde moj Malinë!
Çelu,çelu manushaqe!
Më jep mua sy e faqe.(2x)

DËRGOI: