TEKSTESHQIP

Mariola Kacani
E Bukur Si Trendeline
Lyrics

Ref
E bukur si trëndelinë!
Hajde, hajde moj Malinë!
Çelu,çelu manushaqe!
Më jep mua sy e faqe.(2x)

Doli thëllëza në brinjë.
Merr rrugën, kërkon shtëpinë.
N'ato penxhere t'argjendta,
si ylber ç'u gjenda brenda.(2x)

Ref
E bukur si trëndelinë!
Hajde, hajde moj Malinë!
Çelu,çelu manushaqe!
Më jep mua sy e faqe.(2x)

Si flutur e kish bërë nëna.
Sa lezet që i kish kënga.
Flokët ç'i zbrisnin te këmba.
Larë e veshur alla-frënga.(2x)

Ref
E bukur si trëndelinë!
Hajde, hajde moj Malinë!
Çelu,çelu manushaqe!
Më jep mua sy e faqe.(2x)

Lum çfarë kishte rritur nëna.
Balli zbardhte porsi hëna
Më dha çfarë më donte zemra,
ashtu si ma kishte enda.(2x)

Ref.
E bukur si trëndelinë!
Hajde, hajde moj Malinë!
Çelu,çelu manushaqe!
Më jep mua sy e faqe.(4x)

DËRGOI: