Ka perfunduar studimet ne liceun artistik "Jordan Misja" e me pas ka perfunduar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te kendoje çdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriçoza dhe patatet e skuqura edhe pse eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeç. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Françesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi çmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje çmim mjaft i rendesishem. Me pas çmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori çmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri çmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte. Ne Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere', ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget 'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'. Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua me çmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e di'.