TEKSTESHQIP

Mariza Ikonomi
Nate Gusht, Nate Prush
Lyrics

Më the të dua
por nuk m'u besua
mos folën zogjtë, apo pemët
mos ishte zhurma e erës

Unë ty t'u luta
që mua të më thuash
"Të dua pra unë ty të dua"

Mos folën ujrat e pranverës
mos folën udhët plotë
mos folën udhët plotë njerëz

Prapë unë ty t'u luta
që mua të më thuash
"Të dua pra unë ty të dua"

Mos foli kush
Natë, natë prush

Natë gusht e natë prush
nata mos foli apo tjetër kush

Mos foli hëna përmes degësh
a gonxhet që do çelin
gonxhet që do të çelin nesër
Prapë unë ty t'u luta
që mua të më thuash
të dua pra unë ty të dua

Natë gusht e natë prush
nata mos foli apo tjetër kush

Kokën lartë e vure
e vure ti tek mua
"Të dua pra unë ty të dua"

Më unë ty s'tu luta
që mua të më thuash
të dua pra unë ty të dua.

Natë gusht e natë prush
nata mos foli apo tjetër kush
Kokën lartë e vure,
e vure ti tek mua,
të dua pra unë ty të dua!
Më unë ty s'tu luta
që mua të më thuash
të dua pra unë ty të dua.

DËRGOI: