Marjeta SHATRO RRAPAJ është një shkrimtare bashkëkohore nga Saranda. Poezia ka qenë një pjesë e pandashme e jetës së saj, një pasion që do të kurorëzohej me shumë botime në gazeta,revista të ndryshme periodike dhe antologji letrare të huaja. Ajo është autore e tetë librave me poezi: "Në detin e syve të mi" në shqip, "Shtegtim me muzgun "në shqip," Të jesh gjithnjë buzëqeshje e Zotit "në anglisht," Nerthus "në gjuhën frënge dhe shqipe," Hestia "në frëngjisht," Vesta "në anglisht dhe spanjisht," Larg iluzioneve "në pesë gjuhë :shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht."Marevita" në shqip. Ajo ka shkruar në prozë: "Regëtima pulëbardhash".
Ka përkthyer në shqip 50 autorë të huaj në Antologjinë "Espalier me erën".
Ka përkthyer nga frëngjishtja librin e një poeti algjerian: "Poezi nga Abdelghani Rahmani". Vjen në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe punjabi) me një poet indian Jernail Singh Anand në Antologjinë : "Melodi poetike".
Ka përkthyer në frëngjisht librin :"Murmure d'un autre monde"të autorit Agron Shele.
Poezitë e saj ndodhen të publikuara në shumë antologji të huaja.
Librat e saj gjenden online në kompanitë botërore" AMAZON" dhe "LULU".
Ajo është një poliglote.
Ka 35 video-poezi në You tube me recitime nga vetë ajo dhe autorë të huaj.