A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Mark Kastriot Marku
  • Origin:
  • Prizren 
  • Age:
  • 27
  • Birthday:
  • 6 December 1991
  • Zodiac sign:
  • ♐ Shigjetari
Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  8

Mark Kastriot Marku is a popular singer and songwriter. Mark Kastriot Marku ka përfunduar shkollën e lartë të muzikës “Lorenc Antoni” në qytetin e tij të lindjes ndërsa më vonë ka udhëtuar port në Zagreb të Kroacisë për për studime. Ai u bë i njohur për publikun kroat në spektaklin e njohur televiziv “Kroacia kërkon një Yll” ku zuri vendin e tretë. Marku synon që këtë popullaritet ta arrijë edhe në hapësirat shqiptare, përmes pjesëmarrjes në spektaklet muzikore. Ai ka ardhur në Kosovë dhe ka nisur studimet në Fakultetin e Arteve në degën e Kantos në Prishtinë, ndërsa sapo ka xhiruar edhe klipin e tij të parë me një produksion shqiptar dhe kënga është në gjuhën shqipe e krijuar nga vetë ai si vijë melodike dhe që mban titullin “Ato faqe”. Kënga do të jetë shumë ritmike, ndërsa ne sjellim edhe këtë foto ku duket djaloshi simpatik i cili, përveç zërit, ka edhe aftesinë të luajë 5 instrumente muzikore. I pyetur se cila është arsyeja që u kthye në tregun shqiptar, Marku tha: “Kthimi në skenën shqiptare ka një domethënie të rëndësishme për mua. Megjithëse puna ime është çmuar jashtë trevave shqiptare, unë gjithmonë kam thënë se guri i rëndë peshon në vend të vet.

Më datë 5 Nëntor 2011, Mark Marku publikon videoklipin "Dashnise Te Shenjte". Muzika e këngës u punua nga Ilir Tolaj, teksti u shkrua nga Ilir Macastena. Videoklipi u prodhua nga Pixels Production.

Më datë 3 Janar 2012, Mark Marku publikon videoklipin "Da Si Htjela".

Më datë 25 Qershor 2012, Mark Marku publikon videoklipin "Ti". Me këtë këngë, Mark Marku merr pjesë në Zhurma Show 2012 në vitin 2012.

Në Maj 2012, Mark Marku merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Kjo Femer".

Në Maj 2013, Mark Marku merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Per Ty".

Në Nëntor 2013, Mark Marku merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Rrugës Pa Ty".

Më datë 5 Korrik 2014, Mark Marku publikon videoklipin "Vec Me Ty". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Jukebox Group.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »


More news about Mark Kastriot Marku »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019