Biografia
Passioni i saj per muziken behet evident qe ne moshe te vogel, ne cdo eveniment festiv familjar ajo tregonte aftesit e saj ne kanto. Ne moshen 14 vjece nis te marre leksionet e para ne Kanto dhe kitarre. Me nje here mesuesit e cilesojne si Mezzo soprano me timbrik Blues/soul. Fale rrethit te miqesise dhe koncerteve live qe ajo kishte mundesi te ndiqte ne Rome, i jepet mundesia te njohe nje repertor te madh ne muziken blues / rock dhe jazz, rryma ne te cilat ajo zhvillon aftesite vokale. Vazhdon perfeksionimi i saj ne jazz, duke marr pjese gjate Perugia Blues Festival ne seminarin per "Be pop improvisation" me mesues te famshem te Barklee College of Music te Amerikes dhe me tej ne Rome ne seminare me Maestron Beppe Vessicchio dhe Gabriella Scalise. Aktivizohet ne shfaqje te ndryshme ne teater si kengetare jazz dhe blues duke patur shume duartrokitje nga kritika muzikale e zones te Romes. Ne 2008 paralellisht ajo perballej vazhdimisht me skenen ne koncerte Live jo vetem ne Itali por edhe ne Londer, Norvegji, Poloni, dhe Gjermani me grupet e saj THE AXIS dhe MARSEL - acousti trio, qe konsideron si shkolla me e mire qe ajo ka kryer. Ne 2010 fiton, cmimin si Best emergent Singer ne Rome.
Viti 2024 ishte i mbushur me suksese dhe angazhime për Marselën, duke e gjetur në qendër të dy projekteve televizive: si moderatore dhe këngëtare në programin "100 Këngët e Botës" dhe si anëtare e jurisë në "Kënga Magjike 2024." Përveç këtyre, Marsela ishte pjesë e projektit "Tirana Sing," ku ndihmon talentet e reja si mentore, ndërsa energjia e saj artistike mbetet e pranishme në çdo koncert live që ajo realizon.