Biografia
Pa një baba në shtëpi, Martini hyri në jetë duke tregtuar narkotikë, duke konsumuar droga, duke u drejtuar tjerëve revolen dhe me revolet e drejtuara drejt tij. Eventualisht, ai i tejkaloi turbulencat e jetës, duke i falenderuar më së shumti xhaxhait të tij, Pjetrit (Një artist i njohur ndërkombëtarisht i arteve marciale), i cili e nxorri Martinin jashtë ambientit të dhunshëm të tij dhe e rriti atë si djalë të vetin.
Ishte një fillim i vështirë, por Martini citon të kaluarën dhe famljen e tij që i ndihmoi jo vetëm të mbijetojë, por edhe të pretendojë. Ai gjithnjë mbante kartat mbyllur dhe asnjëherë nuk donte të publikojë muzikë përderia nuk ishte i sigurtë që kjo do paraqiste një kontribut të madh për kulturën Hip-Hop. Obsesioni i tij për të perfeksionuar punën dhe shkathtësia e tij e parandaluan atë që të shpërndante muzikën e tij…gjer më tani.