Matej vjen nga një familje e vogël nga Prizreni ku për çudinë e tij askush nuk ka lidhje me muzikën, pavarësisht se qyeteti i tij i lindjes njihet për talentet e shumta që nxjerr gjërësisht në fushën e këndimit. Ai ka studiuar Informatikë në shkollën e mesme teknike, duke qenë gjithsesi i vetëdijshëm se pasioni i tij më i madh që nga fëmijëria ishte kënga. Rruga e tij nisi duke bërë fillimisht cover-a të këngëve të tij të preferuara e duke kënduar live nëpër aktivitete të organizuara në qytetin e tij. Shpesh herë është përpjekur të bëjë punë nga më të ndryshmet për të nxjerrë të ardhura ekstra për veten e tij, punë të cilat nuk zgjasnin shumë, pasi ai preferonte të këndonte live në baret e qytetit. Për Matejin ardhja në Voice është mundësia e artë për të hapur dyert drejt një karriere të mirëfilltë muzikore, duke qenë se vetmja gjë që ai di të bëjë më mirë është të këndojë.
Në vitin 2012, Matej Karaqi ishte finalist në The Voice Of Albania 2.