Biografia
Mateo Yskollari është një i ri aktiv në shoqëri, dhe ndjek aktivitetin e tij të lirë artistik. Anëtar i Këshillit Rinor Pogradec që prej dhjetorit 2019. Mateo Yskollari ushtron që prej datës 9 Maj 2020 pozicionin e krye/redaktorit, gjithashtu edhe të gazetarit, në gazetën "Letër e Hapur", Pogradec. Mban titullin "Ambasador për Paqe" dhënë nga FUP(Federata Universale e Paqes), që prej datës 6 Mars 2020, si edhe është njëkohësisht anëtar i Këshillit të Paqes.
Lidhjet e shkrimtarit me poezinë janë që në moshë të vogël. Ai ka marrë disa çmime në konkurse të ndryshme lokale. Në vitin 2021 vlerësohet me vendin e tretë në Konkursin e Poezisë në kuadër të festës së verërave dhe gështenjës, organizuar nga Bashkia Pogradec, duke e pasuar në vitin 2022 me Vendin e Pare, në poezinë më të mirë në po të njëjtin event. Më datë 26 shtator 2020, shkrimtari mori pjesë në 10 vjetorin e eventit ndërkombëtar "100 Thousand Poets for Change", ku u përfaqësua me poezinë e tij "Bëhu Nënë Terezë"(Be Mother Teresa), e cila është e botuar në librin e këtij eventi me titull "Poetët për ndryshim/Poets for change", në gjuhën shqipe dhe angleze. Mateo Yskollari është pjesë aktive në nismat rinore që ndërmeren në vend, vlen të theksohet këtu angazhimi i tij në disa projekte pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku ka luajtur rolin e korespondentit lokal në terren, si edhe aktivist rinor në nisma të ndryshme të kësaj organizate, por jo vetëm. Poeti është pjesë zyrtare e faqes "Opium Poetësh" dhe aktiv me poezitë e tij.