Është një djalosh nga Besjana i cili përkundër faktit që është në karrocë invalidore merret aq shumë me muzikë, sa që planet e tij në të ardhmen janë shumë të mëdha. Bëhet fjalë për Agim Pajazitin, apo ‘MC Gima’ i cili ka treguar për dashurinë që ka me muzikën, ndërsa ka theksuar se nevojat e tij të veçanta nuk e ndalojnë të merret me pasionin që ka. Agimi, ndonëse i ri në skenë, shpreson se mbështetja e publikut nuk do t’i mungojë, derisa thekson për fund se do të dëshironte që njerëzit ta dëgjojnë zërin e tij e jo gjendjen.