TEKSTESHQIP
Biografia
Mehdin Përgjeçaj (i lindur më 15 qershor te vitit 1979 në Hajvali te Prishtines, i njohur ndryshe si Meda, është këngëtar shqiptar dhe rrjedh nga nje familje nga Lumbardhi i Deçanit. Babai i tij Hasan Pergjeçaj ishte nje rapsod i njohur ne vitet '80, ndaj Meda shpesh thote qe muziken e ka tradite familjare pasi ka kenduar i ati,dhe gjyshi i tij dhe nuk eshte rastesisht kengetar por e ka ne gjak.

I ati i tij Hasani, rrjedh nga një familje e Lumbardhit të Deqanit. Pasi Hasani kreu shkollimin në Prishtinë, u punësua në Minjerën e Kishnicës dhe iu nda një banesë në Hajvali, ku Hasani disa kohë veproi dhe jetoi në Hajvali. Ai ka tre fëmijë dy djem edhe një vajzë. Këngën e kanë traditë të përcjellur brez pas brezi: Ka kënduar babai i Hasanit (gjyshi i Medes), ka kënduar dhe ka qenë këngëtar i shquar babai i Medes Hasani. Babai i tij, Hasan Pergjegjaj ishte gjithashtu një muzikant i suksesshëm dhe producent është tani në muzikë ndërmarrjes së prodhimit EmraCom. Për më tepër, Meda në gojën e popullit të Kosovës tani më i lartë i paguar rregullisht këngëtar pop dhe mbush sallat evropiane koncert.

Ne vitet 80-ta, Meda dhe Shemsedini dy vëllëzërit si dy zogj pëllumbash nisën këngën e tyre burimore dheshumë shpejt u u bënë të dashur për artdashësit e këngës. Atë botë ata ishin më të pranishmit në Radio dhe Televizion, atëherë RTP. Si shumëshqiptarë atë botë nga dhuna e imponuar e pushtuesit edhe familja Përgjeqaj u detyrua të merr rrugën e mërgimit dhe u vendosen në Bad Krosingen të Gjermanisë, ku shpejt iu njoh statusi dhe u integruan në shoqërinë gjermane. Ata filluan dikush me punë dikush në shkolla, kurse Meda u përcaktua për ruajtëjen dhe kultivimin e traditës sonë kulturore. Ai iu kthya këngës fillimisht folklorike, ku me ëndje këndonte për legjendarin tonë Adem Jasharin, UÇK-në, e të cilat ngjallën shumë simpatinë e tij tek artdashësit mërgimtarë. Më pas Meda zgjodhi muzikën "popullore", të cilën e kultivoi me mjeshtri të rrallë dhe përfitoj dashamirët e këngës.

Meda hapat e pare te muzikes i nisi qe ne moshen 7-vjecare dhe kenga e tij e pare ishte "Oj Prishtine, vendlindja ime" te cilen Meda e kendoi kur ishte pjese e grupit te shoqerise artistike Hajvalia ne Prishtine. Ne fillim te viteve '90, Meda emigroi ne Gjermani se bashku me familjen e tij per shkak te okupatorit serb dhe luftes se asaj kohe. Megjithese u shkeput disi me muziken ato vite ai nuk e la kurre pas dore. Si nje i ri i apasionuar pas futbollit ai shume i ri arriti te luante me klubin e te rinjve te Freiburg per 3-vite deri ne momentin ku pati nje demtim serioz ne gju dhe u detyrua te terhiqej nga futbolli. Ne vitin 1999 ai do te rikthehej ne Kosove ku do ti hynte me mish e me shpirt muzikes, fillimisht e nisi me kenge te folklorit dhe patriotike e me pas kaloi dalengadale tek muzika popullore, ku shume shpejt me zerin dhe interpretimin e tij te vecante zuri vend mes emrave te medhenj te muzikes kosovare.

Aktualisht Meda - Mehdin Pergjeçaj jeton në Freiburg te Gjermanise. Meda është këngëtari më i kërkuar në të gjitha vendet ku ka shqiptarë, zakonisht vendet ku këndon ai janë të stërmbushura. Meda është i martuar me Luljetën dhe ka kater fëmijë. Ai sot është shumë i dashur dhe i kërkuar për publikun. Ka më së shumëti inçizime dhe ka shpërndarë më së shumëti këngët e tij. Ka marrë pjesë në festivale, koncerte, dasma, e mbrëmje rinore. Të gjithë e duan Meden, ai është këngëtar, veprimtarë dhe humanist, ka ndihmuar gjithkund skamnorët dhe të dëmtuarit nga lufta. Meda me kontributin e tij, ka ndërtuar katër shtëpi për të dëmtuarit nga lufta. Meda, ka agjencionin e vet Produkcioni Muzikor "DUKAGJINI" në Bad Krosingen të Gjermanisë, ka rregulluar një standart të mirë jetese në Kosovë dhe Gjermani. Meda u martua me një vajzë që ai ka zgjedhur në Suedi, një mërgimtare shqiptare mjaft e bukur dhe e emancipuar. Meda bëri dasmë në "HOTEL GRAND" në Prishtinë në përcjellejen e estrades Kosovare, si sinjal që tregon se "Meden e duan të gjithë." Ai ka 4 femije: Aldionin, Lorisin, Rejhanen edhe Denisin.