Biografia
Gjatë kohës së luftës iu bashkëngjit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në vitet 2002-2003, punoi si bashkëpunëtor për revistën “NepërJu” në Skenderaj. Në vitin 2003 punoi mësues në SHFMU “Imer Krasniqi”. Në vitet 2003 dhe 2004 punoi mësues në SHFMU ”Hilmi Hoti” në Carrallukë. Në vitin 2003, u zgjodh kryetar i Klubit letrar “Tafil Kelmendi” tash Shoqata për kulturë dhe letërsi “Tafil Kelmendi”, këtë pozitë e mbajti deri në vitin 2013. Që nga viti 2004 deri në vitin 2024 punoi zyrtar për rini në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë.
Në vitin 2024 filloi punën zyrtar për kulturë në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë.
Është anëtar nderi në Centro Giovani e Poesia në Triuggio të Italisë.
Ka botuar këto vepra letrare:
• “Errësirë, Flakë dhe Dritë”, poezi, 2001
• “Pasqyra e humbur”, poezi, 2003
• “Thonjtë e enigmës”, roman, 2003
• “Gëzonera”, poezi, 2004
• “Shpirti im”, poezi, 2006
• “Ditar jete”, ditar, 2007
• “Gjurmës”, poezi, 2013
• “Idil e përflakur”-poezi, 2018
• “Lëkundje lavjerrësish”, poezi, 2020
• “Kohë përtej dhimbjeve”, roman, 2020, ribotim 2022
• “Metaforë ligjore”, poezi, 2021
• “Poetët s’kanë shtëpi”, poezi, 2023
• “Unë guxoj me të dashtë- Io oso di Amarti”, poezi (shqip-italisht), 2023
•"Peng i kryefjalës", poezi, 2024
Ka përgatitur dhe botuar dy përmbledhje poetike me grup autorësh:
●“Flas me fjalën tënde”, poezi, 2017
●“Këngët e rilindjes” (kushtuar dëshmorit të kombit Imer Ramë Krasniqi), poezi, 2018.
Ka botuar edhe në revista e gazeta letrare vendore e ndërkombëtare:
●Revista”NepërJu”, Skenderaj
●Gazeta “Nacional”-Tiranë
●Revista letrare “Në rrugëtim me Yllka Domin”- Gjakovë
●Revista letrare “Sharri poetik”- Sharr,
●Revista Letrare Periodike “Urat”-botim i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë
● Revista mujore dygjuhëshe "SETU JOURNAL" vëllimi i tetë, Pittsburgh të SHBA-së
●Gazeta “Telegrafi”-Tiranë
●Revista "Orfeu", Prishtinë
●Revista "Saturno Magazine", Itali
●Atunispoetry. com
●Alessandria.today
Ka botuar në përmbledhje poetike vendore e ndërkombëtare:
●Përmbledhja poetike “Thërret zëri i shpirtit”- grup autorësh, botim i Klubit letrar “Tafil Kelmendi”, ●Përmbledhja poetike “Nga gjerdani kombëtar”, grup autorësh, botim i Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit
●Përmbledhja poetike “Malli poetik I dhe II”- grup autorësh, botim i Shoqatës së shkrimtarëve Naim Frashëri të Fushë-Kosovës
●Përmbledhja poetike “Alepo-Dhimbje në Siri”-grup autorësh
●Përmbledhja poetike me grup autorësh “Nëna”
●Antologjia Poetike Universale “Korsi e hapur”,Tiranë
●Antologjia “Poezia nuk Njeh Kufi”- Festivali Mbarëkombëtar i poezisë i organizuar nga Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Gjakova”, Gjakovë, 2022
●Antologjia e Çmimit Ndërkombëtar- botim i Qendrës së Rinisë dhe Poezisë në Itali (Antologia del Premio Internazionale, Centro Giovani e Poesia-Triuggio, 2022), etj.
●Antologjia e Çmimit Akademik Ndërkombëtar për Letërsinë Bashkëkohore “ Licius Annaeus Seneca”, botim i Akademisë së Arteve dhe Shkencave Filozofike, VI, 2022 në Itali
●Antologjia poetike "Atdheun e shoh me zemër"- në vitin 2023
●Antologjia Ndërkombëtare e OPA-s, Issue No. 106, janar 2024 V-9 N-10.
● Antologjia Ndërkombëtare për poezi dhe prozë "Raven Cage Zine" në Gjermani, 2024
●Antologjia "Në parajsën (po)etike të Zejnullah Halilit", Prishtinë, 2024
●ANTHOLOGY OF KOSOVO for poets from Contry KOSOVO, Indi, 2024
●Antologjia e Poetëve "IV. ZÜMRÜDÜANKA POETS ANTHOLOGY 2024", Turqi, 2024
●Antologjia Ndërkombëtare (antologji dhe film) "FILMI I POETËVE TË PAVDEKSHËM", Turqi, 2024
●Antologjia e Çmimit Akademik Ndërkombëtar për Letërsinë Bashkëkohore “ Licius Annaeus Seneca”, botim i Akademisë së Arteve dhe Shkencave Filozofike, VIII 2024 në Itali
Ka fituar këto çmime letrare:
■Vendi i parë për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare në Manifestimin e shtatë tradicional letrar ”Ora e Tahir Deskut”, në vitin 2015, në Klinë.
■Çmimi Vjetor “Dr.Tafil Kelmendi” i ndarë nga SHKL “Tafil Kelmendi”, në vitin 2017, në Malishevë.
■Çmimi i parë për poezi në manifestimin letrar “Vjeshta dhe Vargjet”-edicioni i shtatë i organizuar nga Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB ”Rifat Kukaj”, mbajtur në Prishtinë, në vitit 2021.
■Çmimi "Menzione d'Onore": ("Vëllazërimi mes popujve, dashuria për lirinë dhe mbrojtja e paqes")-Konkursi Ndërkombëtar i Poezisë, i organizuar nga Centro Giovani e Poesia-Triuggio, në vitin 2022, në Itali.
■Çmimi "Menzione d'Onore"- Konkursi Akademik Ndërkombëtar i Letërsisë Bashkëkohore "Seneca" i organizuar nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave Filozofike në Bari të Italisë, në vitin 2022.
■Çmimi "Segnalazione di Merito"-Konkursi Ndërkombëtar i Poezisë " Vargjet e paqes" 2021-edicioni i katërt i organizuar nga Asociacioni Kulturor "RDP Eventi"-Itali, në vitin 2022.
■Medaljoni Poetik “Hava Shala-Qyqalla” për poezinë më të dalluar në Festivalin Tradicional të Poezisë “Malli Poetik i Kosovës”i organizuar nga SHKAL “Naim Frashëri” në Fushë-Kosovë, 2022.
■Çmimi i dytë në Festivalin Mbarëkombëtar të poezisë të organizuar nga Qendra Kombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Gjakova” në Gjakovë, në vitin 2022.
■Çmimi “Shkrimtar i Vitit 2022”, i ndarë nga komuna e Malishevës, në vitin 2022.
■Çmimi "Menzione d'Onore"- Konkursi Ndërkombëtar i Poezisë “La Couleur d’un Poème” në Milano të Italisë, mars 2023.
■Çmimi i parë në Sofra Poetike "Ymer Elshani", organizuar nga komuna e Drenasit-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, prill 2023.
■Çmimi i tretë në konkursin letrar në Manifestimin Tradicional “Ora e Tahir Deskut”- organizuar nga komuna e Klinës, shtator 2023.
■Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë Universale të Pabotuar dhe Poezinë për Gjuhët Zyrtare në Amerikën Latine dhe Karaibe- i ndarë nga Instituti Kulturor Kolumbian, Shtëpia Poetike dhe Pupla, Kolumbi, shtator 2023.
■Çmimi javor i Letërsisë i ndarë nga Organizata Botërore e Lexuesve të Letërsisë, Bangladesh, shtator 2023.
■Çmimi i tretë “Sylejman Krasniqi” në konkursin letrar të organizuar nga komuna e Rahovecit, 2023.
■DIPLOMË SPECIALE "Shtigjet poetike"- Centro Giovani e Poesia në Itali, 2024
■Çmimi Ndërkombëtar "Cygnus Aureus", vendi i dytë, 2024
■Çmimi "Seneca" vendi i dytë në Konkursin Akademik Ndërkombëtar të Letërsisë Bashkëkohore i organizuar nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave Filozofike në Bari të Italisë, në vitin 2024.
■Çmimi i parë për poezi në manifestimin letrar “Vjeshta dhe Vargjet”-edicioni i shtatë i organizuar nga Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART CLUB ”Rifat Kukaj”, në vitin 2024
Është organizator i aksionit të madh për pasurimin me libra të bibliotekave të shkollave të komunës së Malishevës (ka pasuruar fondin librarë edhe të një shkolle në Deçan dhe dy shkollave në Prishtinë). Gjithashtu, ka ndihmuar edhe në organizimin e aksionit për mbledhjen e librave për hapjen e bibliotekës në Manastir të Maqedonisë së Veriut.
Ka hartuar projekte të ndryshme për aktivitete kulturore-letrare (në nivel vendor e ndërkombëtar), për trashëgiminë kulturore dhe rininë etj.