A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Mehmet Bislimi
  • Vendlindja:
  • Prekaz Të Epërm 
  • Mosha:
  • 61 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 24 Mars 1958
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  11

Mehmet Bislimi është shkrimtar i njohur. Mehmet Bislimi u lind në fshatin Prekaz të Epërm në Drenicë. Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, kurse gjimnazin në Skenderaj. Në Universitetin e Prishtinës ka studiuar shkencat natyrore- dega e Kimisë. Në vitin 1981, për shkak të veprimtarisë atdhetare arrestohet nga pushtuesi serb dhe dënohet me burg. Pas daljes nga burgu më 1986, veprimtarinë atdhetare e ka vazhduar në gjirin e LPK-ës. Në vitin 1994, për t'i shpëtuar arrestimit të serishëm, është strehuar në Zvicër, ku vepron dhe jeton me familjen e tij. Gjatë luftës çlirimtare në Kosovë ka kryer detyra më përgjegjësi. Me krijimtari letrare ka filluar të merret që herët. Shkrimet e para i ka botuar në gazetën ”Bota e re” në Prishtinë, më vonë ka botuar edhe në revistën ”Alternativa”, në Lubjanë dhe në disa numra të gazetës ”Rilindja”, që atë kohë botohej në Zvicër. Disa vjet ka shkruar për organin e LPK-së, “Zëri i Kosovës” që botohej në Zvicër dhe për të përkohshmen “Rruga jonë”- që dilte në Francë. Po ashtu në këto dy gazeta ka mbajtur edhe këndin e humorit me nofkat “Ngucakeqi” dhe “Gjembi”. Kohë pas kohe shkrimet e tij kanë gjetur vend edhe në gazetën “Epoka e re”, "Kosova sot", "Gazeta Lajm", "Shekulli" etj. Shkrime të shumta të tij janë publikuar në dhjetëra faqe elektronike si: "Kosovapress", "Nënë Shqipëri", "Radiokosova e Lirë", "Albaniapress", "Pashtrikuorg", "Shqipëri e bashkuar", "Ereniku" etj. Krijimtaria e tij letrare përfshin shkrime publicistike, anekdota, humor, satirë, poezi si dhe mendime të urta autoriale. Më vonë ka përfunduar studimet edhe në Fakultetin Ekonomik - Kolegjin "Biznesi" në Prishtinë ku është nderuar me gradën akademike BACHELOR. Autori është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Krijuesve Shqiptarë në Zvicër si dhe anëtarë i të persekutuar-ëve dhe dënuarve politik të Kosovës. Krijuesi Bislimi deri me tani ka botuar këto libra:

1. ”Anekdota popullore dhe satira autoriale”, Prishtinë 2002
2. ”Trëndafila maji” – poezi, Prishtinë 2002
3. ”Fjalë dhe gurë” – poezi, Prishtinë 2003
4. "KËTU I THONË DRENICË" - Tahir Meha – Monografi, Prishtinë 2004
5. "Ironi e verdhë" - poezi, Prishtinë 2005
6. "Stinë e vonuar" - poezi, Prishtinë 2008
7. "Shkrime publicistike", Prishtinë 2009
8. "Anekdota popullore dhe satira autoriale II" - Prishtinë 2010
9. "Mehmet Delia- alisa Mehmeti i Vogël"- Monografi, Prishtinë 2011
10. "Shpirtndrituri" - poezi, Prishtinë 2012
11. "Burrëri e lagur" - poezi satirike, Prishtinë 2012
12. "Lirikat e fjetura"- poezi lirike, Prishtinë 2013

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019