Biografia
"Është një këngë ritmike, që ka në përbërje poezi shumë të bukur, e përkthyer dhe përshtatur nga babai i Melisës. Kënga është bërë shqip dhe në konkurrim është paraqitur në shqip. Shpresojmë që në festival ta këndojmë gjysëm shqip dhe gjysëm italisht. A lejohet? Festivali është i gjithi live, prandaj është në dorën e Melisës që të zgjedhë se si do ta këndojë. Duhet patur parasysh që Sanremo nuk është vetëm një festival kombëtar, pasi në të marrin pjesë përfaqësues nga shumë vende të botës. Është një festival ndërkombëtar. Një vit më parë, ka patur përfaqësues nga Korea e Jugut, Japonia dhe vende të tjera të botës", shprehet Qafoku. Ajo nuk vazhdon shkollë muzike por impenjimi i saj për tu paraqitur në 5 maj 2012 është në maksimum.
"Kam patur shumë emocione. Në fakt, tek Sanremo dërguam një disk me këngën e incizuar. Unë u habita që më zgjodhën, sepse nga 600 fëmijë u futën vetëm 31 dhe unë isha njëra prej tyre, prandaj u emocionova shumë. Kur më mori babi dhe më tha që kisha fituar, gati sa nuk plasa nga gëzimi", rrëfeu Melissa.