TEKSTESHQIP
Menduh Allajbeg - O Gurbet Ku Ma Le Djalin
Menduh Allajbeg
O Gurbet Ku Ma Le Djalin

Për këngën ka punuar si kompozitor vetë artisti, për fjalët e këngës ka punuar si autor Hazbi Thera, ndërsa orkestrimi u punua nga Rrahman Kryeziu. Ky krijim i ri ka trokitur i punuar në prizmin vizual edhe me videoklip muzikor, i cili është publikuar me datë 4 Janar 2026.

Teksti :: Song Lyrics

U zbeh dita u vra moti
Përse nanës s'ju da loti
Kur ja ktheva shpinën djalit
Nana me t'pa sytë e ballit

U zbeh dita u vra moti
Përse nanës s'ju da loti
Kur ja ktheva shpinën djalit
Nana me t'pa sytë e ballit

O Gurbet ku ma le djalin
A thu qysh e kam
Fluturoni dallëndyshe
M'i çoni selam
O Gurbet ku ma le djalin
S'di qysh i ka pun't
A ka hangër a ka pi
A mos ka ra un't

U dogj zemra prej mërzie
Me vjen n'andërr sikur hije
E sa here dera trokiti
Mos je ti me dridhet shpirti

U dogj zemra prej mërzie
Me vjen n'andërr sikur hije
E sa herë dera trokiti
Mos je ti më dridhet shpirti

O Gurbet ku ma le djalin
A thu qysh e kam
Fluturoni dallëndyshe
M'i çoni selam
O Gurbet ku ma le djalin
S'di qysh i ka pun't
A ka hangër a ka pi
A mos ka ra un't
Komente 0