Biografia
Fillon të këndonte që i vogël dhe të imitojë këngëtarët dhe pa e mbaruar klasën e 8-të, merr pjesë në festivalin "Zambaku i Prizrenit". Rikthehet në "Zambakun e Prizrenit" më 1993, 1994, 1996 ku me kompozitoren Arjeta Daci merr disa shpërblime. Pastaj, më 1995 dhe 1996 merr pjesë në "Akordet e Kosovës" dhe në festivalin "Kënga Jonë". Ai është aktori i parë i verbër që ka luajtur në një film në Kosovë sepse në vitin 1997 Adem Mikullovci i dha një rol në filmin "Një Pallto Për Babain Tim Në Burg".
Në vitin 1994 merr pjesë në festivalin e komedisë shqiptare "Presheva 94", ku shpërblehet për muzikën më të mirë. Pas luftës fiton në "Zambakun e Prizrenit" 2000, 2002 dhe 2004. Për tekstin më të mirë në festivalin "Show Fest" 2003. Pastaj shpërblimin e publikuar në Lyra Fest 2007. Kam realizuar disa videoklipe dhe disa albume të edituar. Merr pjesë në shumë koncerte humanitare dhe asnjëherë nuk i refuzon, sepse ka dëshirë të bëjë diçka për të tjerët dhe nuk mendon kurrë se ka bërë mjaftueshëm për ta.
Ai ka lindur i verbër. Siç Mentori thotë: "Zoti më ka sprovuar, por edhe më ka dhuruar shumë gjëra të tjera. Më ka sprovuar me këtë që të mos shoh me sy të vërtetë, por jam përpjekur që të shoh me sytë e zemrës. Unë që i vogël e kam pasur të qartë prej prindërve të mi që nuk do shoh. Natyrisht gjatë jetës nganjëherë dhe përvojave të ndryshme ndonjë moment jo të mirë që më ka shtyrë të bëjë pyetjen pse pikërisht unë? Por kjo nuk ka zgjatur shumë, sepse kam të gjitha të mirat e mundshme. Më besoni, unë si nëntëvjeçar e kam ditur se çfarë do të punoj gjatë në të ardhmen. Gjithmonë kam pas dëshirë të imitoj gazetarët e radios, pra kam dëgjuar shumë radio dhe këngëtarë të ndryshëm. Zoti i madh mi plotësoi që të dy këto pasione, pra unë punoj në radio dhe merrem me muzikë. Do të thotë që në të dyja jam i realizuar, duke e falënderuar Zotin për kurajën, dëshirën dhe guximin e dhënë. Unë jam sprovuar, por edhe sfiduar. Kam pranuar sfida të ndryshme dhe i kam hyrë pa hezitim. Ju them me përgjegjësi të plotë se asnjë barrierë nuk e kam pasur nga Zoti. Barrierat dhe të këqijat i kam pasur vetëm nga njerëzit".
Ai ka përfunduar filloren dhe të mesme, 2 vjet në shkollën për të verbër në Prizren e më pas, në prill të vitit 1982 transferohet në shkollën speciale ku vijoi për 10 vite të tjera. Me insistimin e disa shokëve të tij, u regjistrua në Fakultetin e Gazetarisë, në të cilin diplomohet më 2 korrik 2010. Ishte 2 herë bursist në Universitetin e Prishtinës dhe përfundoi me notën 10. Krahas studimeve punonte në radio dhe gjithashtu këndonte.