Mentor Thaqi Poezi
Mentor Thaqi

Nuk E Di Pse

(Në 15 vjetorin e çlirimit ofshamë mërgimtari)

Më ka plasur buza shkrumbuar nga malli
Netëve të stërgjata pa shti gjumë në sy
At-Dhe për Ty malli ëndërrat mi kalli,
Erdha i ri ujë për t u mplakur pa ty

Nuk po më dhimbset rinia që më iku
Fundja mplakja është pragu i fundit i jetës
Isha vetëm një numër që nga Trungu piku
Ah ! Isha veq një krijesë në luftë kundër vetë-vetes

Iku në amshim NanëLokja me sy çelë për mua
Vorrin e babës rrallë mund ta shoh,
Sot i bëj pyetje vetës “çka dreqin po dua”
Kur as një ditë në këtë botë zemra nuk mu ngroh

Vëllau dikur më donte tash më ndjenë të “huaj”
Medet vetëm motërshkretat digjen për vëlla
O Atdhe i dashur po çfarë bëra keq më thuaj
Që shpirti im i mjerë po tretet pa nda

Athua nuk e merituam një jetë më dinjitoze
T’ ju gëzohemi fryteve me një punë të rëndë
Po pse tash kjo farë e ligë me vese tekanjoze
Bëri që At-Dhé dheun tim ta plagosin aq rëndë

Nuk di se ç’ bëmë (apo) pollëm farë të mykur
Nuk e di se prej nga rrodhi ky devijim njerëzor
Nuk di pse një jetë jetojmë të vetmbytur
Kur e patem Djep Hyjnie këtë Truall Arbërie

Askujt nuk i shkoi mendja n´atë kohë të pa kohë
Se një ditë do të bëhemi armiku i vetvetes
Nuk mendoi kush se një ditë do ta shoh
Që vëllau do të “bëhet hasmë” i jetës

Ah ! Na marrtë djalli si na mori lumi
Na shpërndau skutave të errëta
Diku të tretur kur të na del gjumi
Të shohim mallkimin që na erdhi nga vetvetja

Oh ! (Klithmë) ndoshta një ditë gjithësesi NJË DITË
Vjen një brez i Ri që do i këthehet mbarë jetës
Ne deri atëhere do të varemi nga lëmosha
Një rast unikal eklatant në mohim të vetvetes!

- Poezi nga Mentor Thaqi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0