TEKSTESHQIP
Biografia
Meridon Sadikaj, i njohur me emrin artistik Meris, ka lindur më 25 maj 2004 në Kosovë/Deçan. Qysh në fëmijëri ka treguar pasion të madh për muzikën, veçanërisht për zhanrin hip-hop, duke u përfshirë herët në krijimtari muzikore.

Në vitin 2021, Meris emigroi në Francë, ku vazhdoi të kultivojë dashurinë e tij për muzikën dhe nisi të punojë në projekte të mirëfillta muzikore.

Kënga e tij e parë, “Pare” në bashkëpunim me Leoz, u publikua më 6 nëntor 2023, duke shënuar fillimin e rrugëtimit të tij si artist. Ai pasoi me këngën “Psycho” më 16 shkurt 2024, ndërsa më 26 qershor 2024 publikoi këngën “Ku mete”, sërish në bashkëpunim me Leoz. Së fundmi, më 2 maj 2025, solli këngën “Koha”, duke bashkëpunuar për herë të tretë me Leoz.

Meris është pjesë e grupit TDG, një ekip artistësh me të cilët ndan vizionin për të sjellë ndryshim në skenën muzikore shqiptare dhe më gjerë. Ai thot se “është koha që të ndryshojmë lojen”, një mesazh që e përcjell përmes muzikës së tij.