TEKSTESHQIP
Biografia
Meri Bilcari e ka pasion kengen dhe e quan dashurine e saj te pare: "Gjithmone me ka pelqyer muzika, mbi te gjitha te kendoj, une kam kenduar qe ne nje moshe te vogel dhe mund ta them me plot gojen qe kenga eshte dashuria ime e pare me pak fjale. Ka pas momente edhe jo edhe po, se po te flasim realitetin, zakonisht prinderit femijen e tyre e duan gjithmone me te mbledhur ne jete, e jo te ikin sa andej ketej, sepse puna jone eshte gjithmone e tille, je ne levizje. Por gjithmone me kane mbeshtetur per cdo gje ne jete. Rrjetet sociale me kane ndihmuar edhe per marketing, por mese shumti e perdor per te kaluar kohen e lire. Ne jeten e perditshme jam shume e thjeshte dhe po te them nuk me njohin, sepse ne ndryshojme goxha nga ato qe dalim ne klip, keshtu qe dukemi me ndryshe ne TV se si jemi live".

Në vitin 2011, Mery Bilcari publikon albumin "Jepem ...".

Në vitin 2008, Mery publikon videoklipin "Sërisht", në bashkëpunim me Kastro Zizon. Ja çfarë thotë Mery mbi këtë bashkëpunim: "Ky bashkëpunim lindi pasi kishim gati 3 vjet që punoja këngët e mia në studion e tij. Kastron e kam shok dhe një nga miqtë më të mirë në Shqipëri dhe nga të parët që kam njohur kur jam kthyer nga jashtë".

Më datë 7 Korrik 2014, Mery publikon videoklipin "Kam Ardh Per Party". Vajza qe ka qene ne Greqi eshte nga labeli i Noizyt, OTR dhe ne skenen e klipit vjen top-less. Mund te themi se te pakten do te klikohet nga dukja e Meryt, si nje super bombe ne klipin e kenges.