Ka lindur në Kavajë, por jeton prej vitesh në Gjermani dhe punon si asistent menager. Përveç muzikës, fitoi famë edhe si një nga djemtë e programit "Përputhen", të drejtuar nga Bora Zemani në Top Channel. Rrugëtimi i tij në këtë emision ka qenë shumë i gjatë. Ai ka patur shumë pëlqime gjatë programit duke nisur nga Shqipe Hysenaj. Në momentin e parë që hyri, Mevlani shprehu pëlqimin e tij ndaj Shqipes. Pasi mes tyre pati një debat shumë të fortë ku Shqipja e la në mes të takimit, Mevlani nisi të krijonte një pëlqim ndaj Fjorelës, një tjetër ish konkurrenteje. Pati disa takime me Fjorelën, madje e surprizoi atë duke i sjellë një arush të madh të kuq. Por Fjorela braktisi emisionin pasi kishte gjetur dikë tjetër jashtë programit. Në program pati hyrje të reja, Melisa dhe pak më vonë Sindi. Mevlani pati pëlqim për të dyja vajzat, doli në takime por pati një debat shumë të fortë si me Sindin ashtu edhe me Melisën. Sindit ai i kërkoi falje për mënyrën se si e kishte trajtuar në takim dhe për fjalët ofenduese ndaj saj, ndërsa krisja me Melisën ishte për shkak të një hyrje tjetër në program, Ledjanës. Në takimin me Ledjanën, Mevlani deklaroi se i kishte dedikuar një këngë Ledjanës, e cila bëri bujë të madhe në emision. Që në atë moment Melisa i hoqi vizën Mevlanin duke e lënë atë vetëm për Ledjanën deri në momentin që në skenë u shfaq Antonela. Antonela vajza nga Shkodra trazoi ujërat duke kërkuar dy takime radhazi me Mevlanin. Pas takimit të parë pati një skenë xhelozie nga ana e Ledjanës, e cila i tha Mevlanit se nëse ai bënte këngë për Antonelën do të largohej nga emisioni.