>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur në Kavajë, por jeton prej vitesh në Gjermani dhe punon si asistent menager. Përveç muzikës, fitoi famë edhe si një nga djemtë e programit "Përputhen", të drejtuar nga Bora Zemani në Top Channel. Rrugëtimi i tij në këtë emision ka qenë shumë i gjatë. Ai ka patur shumë pëlqime gjatë programit duke nisur nga Shqipe Hysenaj. Në momentin e parë që hyri, Mevlani shprehu pëlqimin e tij ndaj Shqipes. Pasi mes tyre pati një debat shumë të fortë ku Shqipja e la në mes të takimit, Mevlani nisi të krijonte një pëlqim ndaj Fjorelës, një tjetër ish konkurrenteje. Pati disa takime me Fjorelën, madje e surprizoi atë duke i sjellë një arush të madh të kuq. Por Fjorela braktisi emisionin pasi kishte gjetur dikë tjetër jashtë programit. Në program pati hyrje të reja, Melisa dhe pak më vonë Sindi. Mevlani pati pëlqim për të dyja vajzat, doli në takime por pati një debat shumë të fortë si me Sindin ashtu edhe me Melisën. Sindit ai i kërkoi falje për mënyrën se si e kishte trajtuar në takim dhe për fjalët ofenduese ndaj saj, ndërsa krisja me Melisën ishte për shkak të një hyrje tjetër në program, Ledjanës. Në takimin me Ledjanën, Mevlani deklaroi se i kishte dedikuar një këngë Ledjanës, e cila bëri bujë të madhe në emision. Që në atë moment Melisa i hoqi vizën Mevlanin duke e lënë atë vetëm për Ledjanën deri në momentin që në skenë u shfaq Antonela. Antonela vajza nga Shkodra trazoi ujërat duke kërkuar dy takime radhazi me Mevlanin. Pas takimit të parë pati një skenë xhelozie nga ana e Ledjanës, e cila i tha Mevlanit se nëse ai bënte këngë për Antonelën do të largohej nga emisioni.

Më datë 18 Nëntor 2019, Mevli publikon videoklipin "Hajde Dalim".

Më datë 7 Shkurt 2020, Mevli publikon videoklipin "Lejla". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Petro Xhori.

Më datë 19 Shtator 2020, Mevli publikon videoklipin "A E Din", në bashkëpunim me Megin. Orkestrimi i këngës u punua nga Xhulio Milloshi.

Më datë 8 Nëntor 2020, Mevli publikon videoklipin "Love Story". Muzika e këngës u punua nga Sardi Mneri, teksti u shkrua nga Deyzoh, ndërsa për orkestrimin u kujdes Deyzoh. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 31 Dhjetor 2020, Sabiani, Mevli & Klementi publikojnë videoklipin "Puthe". Muzika e këngës u punua nga Sabiani, ndërsa teksti u shkrua nga Petro Xhori & Sergi Disha.

Më datë 16 Janar 2021, Mevlan Shaba publikon videoklipin "Ledjana". Muzika e këngës u punua nga Petro Xhori & Sabiani, ndërsa teksti u shkrua nga Sabiani & Sergi Disha. Kjo është pikërisht kënga që Mevlani i dedikoi Ledjanës së "Përputhen".

Më datë 29 Janar 2021, Mevli publikon videoklipin "Gurbet", në bashkëpunim me Sabianin. Muzika e këngës u punua nga Petro Xhori & Sabiani, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Samuel Kodra. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 7 Mars 2021, Sabiani publikon videoklipin "KÇK", në bashkëpunim me Mevlin.

Më datë 12 Prill 2021, Mevli & Juli publikojnë videoklipin "Dashnia". Muzika e këngës u punua nga Stine & Grazia, ndërsa teksti u shkrua nga Stine, Grazia & Aventurat E Julit.

Më datë 13 Maj 2021, Stine, Mevli, Grazia & Juli publikojnë videoklipin "Jena One". Teksti i këngës u shkrua nga Stine & Grazia, ndërsa orkestrimi u punua nga Stine. Produksioni audio u realizua nga Stine.

Më datë 25 Maj 2021, Mevli publikon videoklipin "Te Doja". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Stine. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 9 Korrik 2021, Mevli publikon videoklipin "True Story". Teksti i këngës u shkrua nga Ergys Shahu. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 31 Korrik 2021, Mevli publikon videoklipin "Helem". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Edlir Begolli. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 10 Dhjetor 2021, Petro Xhori publikon videoklipin "Gezuar Ditelindjen", në bashkëpunim me Mevlin. Teksti i këngës u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa orkestrimi u punua nga Alsked Rrenja. Produksioni audio u realizua nga Alsked Rrenja.

Më datë 22 Mars 2022, Mevli publikon videoklipin "Ike Ti", në bashkëpunim me Mandi Nishtullën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Petro Xhori.

Më datë 7 Qershor 2022, Mevli publikon videoklipin "Çike", në bashkëpunim me Albulena Ukaj. Muzika e këngës u punua nga Anxhelo Koci, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alsked Rrenja. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 1 Gusht 2022, Mevli & Shpat Kasapi publikojnë videoklipin "Cataleya". Muzika e këngës u punua nga Sardi Mneri, teksti u shkrua nga Saia, ndërsa për orkestrimin u kujdes Deyzoh.

Më datë 3 Shtator 2022, Mevli publikon videoklipin "Ku Je".

Më datë 18 Nëntor 2022, Mevli publikon videoklipin "Pse Ta Fala (Remake)", në bashkëpunim me Flora Gashin. Teksti i këngës u përgatit nga Petro Xhori, teksa për arranzhimin u kujdes Xhulio Milloshi. Videoklipi u prodhua nga MagicPro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Petro Xhori.

Më datë 8 Mars 2023, Mevli publikon videoklipin "Nënë". Tekstin e këngës e shkroi vetë Mevli (Mevlan Shaba), ndërsa orkestrimin u përgatit në bashkëpunim nga Deyzoh (Ronaldo Shtylla) & Sardi Mneri. Videoklipi u prodhua nga MagicPro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Anxhelo Koci.

Më datë 3 Qershor 2023, Mevli & Pandora publikojnë videoklipin "Ti Ti". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Petro Xhori, ndërsa orkestrimi u realizua nga Xhulio Milloshi. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 13 Gusht 2023, Mevlan Shaba & Fatmira Breçani publikojnë videoklipin "Shqiptari". Teksti i këngës u shkrua nga Edlir Begolli. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 27 Nëntor 2023, Mevlan Shaba publikon videoklipin "E Pa Shpirt", në bashkëpunim me Marselin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Petro Xhori, ndërsa orkestrimi u realizua nga Xhumill (Xhulio Milloshi). Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.

Më datë 7 Mars 2024, Mevlan Shaba & Ronita Zeneli publikojnë videoklipin "Më Fal". Teksti i këngës u shkrua nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga kompania MagicPro.