BIOGRAFIA: Michel De Montaigne është një autor/publicist i huaj. Michel Eyquem de Montaigne (Bordo, 28 shkurt 1533 - Saint-Michel-de-Montaigne, 13 shtator 1592) ishte një filozof, shkrimtar dhe politikan francez i njohur gjithashtu si aforist. Montaigne lindi në një familje tregtare Bordeaux që ishte fisnikëruar dy breza më parë. Stërgjyshi i tij, Ramon Eyquem, në vitin 1477, kishte blerë një kështjellë të shekullit të 14-të në Saint-Michel-de-Montaigne, në Périgord, dhe në këtë mënyrë fitoi titullin "Seigneur...
Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
2021-02-08 14:34:41
Natyra na ka dhënë një hyrje të vetme në jetë, e mijëra dalje.
3
502
2021-02-08 14:34:41
Natyra s’është gjë tjetër veçse një poezi enigmatike.
5
480
2021-02-08 14:34:41
Gratë kanë të drejtë të rebelohen ndaj ligjeve, pasi ne i kemi bërë pa to.
1
473
2021-02-08 14:34:41
Njeriu duhet të jetë pak i çmendur, nëse nuk do që të jetë akoma më budalla.
0
469
2021-02-08 14:34:41
Njeriu që ka frikë të vuajë, tashmë e vuan frikën e tij.
0
469
2021-02-08 14:34:41
Nuk është çudi që rastësia ka kaq shumë pushtet mbi ne, duke qenë se rrojmë shkujdesur.
0
469
2021-02-08 14:34:41
Shumë dije sjell shumë dyshime.
0
469
2021-02-08 14:34:41
Veset tona më të mëdha e marrin drejtimin e tyre që në fëmijërinë tonë të hershme.
0
469
2021-02-08 14:34:41
Martesa më e mirë do të ishte midis një burri të shurdhër dhe një gruaje të verbër.
0
469
2021-02-08 14:34:41
Është ligji i ligjeve, që secili të respektojë ligjet e vendit ku gjendet.
0
468
2021-02-08 14:34:41
Ç’u ka bërë njerëzve vallë akti seksual, kaq i natyrshëm, kaq i nevojshëm e kaq i drejtë, saqë të mos guxohet të flitet për të pa turp e të përjashtohet nga fjalimet serioze?
0
468
2021-02-08 14:34:41
Arsyeja ime nuk është mësuar të përkulet, gjunjët e mi po.
0
468
2021-02-08 14:34:41
Asgjë fisnike nuk është realizuar pa rreziqe.
0
468
2021-02-08 14:34:41
Dëshira jonë përçmon e braktis atë që kemi, për t’u turrur pas atyre që s’kemi.
0
468
2021-02-08 14:34:41
Dhuratat e fatit nuk gjenden kurrë në të njëjtin vend me meritën.
0
468
2021-02-08 14:34:41
E tashmja nuk ekziston: e tashme quhet pika ku e ardhmja takon të shkuarën.
0
468
2021-02-08 14:34:41
Jo çdo gjë që lëkundet bie.
0
468
2021-02-08 14:34:41
Ka më shumë libra që u kushtohen librave, se libra që i kushtohen çfarëdo lënde tjetër.
0
468
2021-02-08 14:34:41
Ka një ndryshim të madh mes atij që nuk do të mëkatojë dhe atij që nuk di të mëkatojë.
0
468
2021-02-08 14:34:41
Më duket më e përshtatshme të mbaj gjithë jetën një parzmore sesa virgjërinë.