Biografia
Studimet e larta i kreu në Fakultetin Filologjik, dega gjuhë – letërsi.
Diplomoi për diplomaci në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë.
Ka përfunduar studimet pasuniversitare Master për Gjuhësi në Qendrën Shtetërore të Studimeve Albanologjike në Tiranë. Ёshtë PhD – Doktore e Shkencës në Filologji, Fakulteti i gjuhëve, i letërsisë dhe i komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL). Aktualisht është profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ligjëruese në Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë. Është redaktore dhe recensente e mbi 200 vëllimeve me poezi e prozë të autorëve shqiptarë e të huaj. Ka botuar 15 (pesëmbëdhjetë) libra autorialë, kryesisht me poezi, studime gjuhësore, vështrime letrare, si dhe Leksikonin e Letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj. Është fituese e dhjetëra çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e letërsisë.
Kontribuan:
Migena Arllati