>
LETERSISHQIP

Kangë Më Vete

Veri fryne pa meshire,si veri qe fryne,
dhe si hajn ne shtepijat e kojshive hyne-
edhe per qudi
keta kojshit e mi
sa mire e presin...megjithse nuk asht dite vere
ato ne gjuhe te huej i thone:mire se erdhe

Veri fryne dhe me me acarim u premton pallate te kristalta
kojshive te mije qe ua kande shume andrrat e thata-

dhe u thote keshtu:
stergjyshnit e ju'
qene fatosa te vertete dhe u bane flija
per fe dhe atdhe dhe i merituen keto premtimet e mija.
Dhe kojshite e mi qe i kam far'e fis,
nipat e stergjyshnavet meleza dhe te lete;
nipa done me mbete,
nipa te vertete
me atdhe e fe nder andrat e thata
qe t'i meritojne premtimet e kristalta.

Veri fryne pa mshire,si veri qe fryne;
une ja mbylla deren teme me reze mos te hyjne
me ma fike ket drite ket drit,
me ma ngri ket shpirt,
me ma dridhe per ndjesije tjeter,
me ma joshe me ander te vjeter.