Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mihal Gjergji
  • Vendlindja:
  • Gusmar (Kurvelesh) 
  • Mosha:
  • 59 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 20 Qershor 1961
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♊ Binjaket
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  13

Mihal Gjergji është shkrimtar i njohur. Ai është diplomuar për shkencat ekonomike. Ka publikuar analiza të shumta kritike për autorë të mirënjohur shqiptarë, poetë, prozatorë dhe historianë. Ka botuar:
“Psherëtimat e shpirtit” –poezi, 2008
“Gjakprishurit” - poezi, 2008
Libat e mësipërm janë publikuar brënda vëllimit “Shpresa të thinjura”, Tiranë 2008
“Ngjyrat e mendimit” - kritikë, 2010
“Mjerimi i tiranisë” - kritikë, 2015
“Udhë të këputura” - poezi, 2015
Dy librat e fundit janë publikuar brenda vëllimit “Hijet që vrasin”, Tiranë 2015.

Personalitetin krijues të Mihal Gjergjit e kanë përshkruar autorë të ndryshëm, prej të cilëve po shkëpusim pak rreshta:
- Irakli Koçollari: “Mihal Gjergji është një pelegrin i palodhur i rrugëve të historisë dhe kulturës shqiptare. Një mjeshtër, që di të ndezë me fuqinë e fjalës së tij shpirtrat tanë sa herë ndesh në gjurmë dhe shenja ngazëllyese të Atdheut tonë; kulturës,historisë, letërsisë, këngëve dhe miteve të tij të arta”
- Ditero Agolli: “Mihal Gjergji është një poet me një përvojë poetike të vërtetë, me ndjesi artistike dhe një botë të pasur shpirtërore. Lënda poetike është trasparente, plot variacion dhe larg monotonise…”
- Rexhep Qosja: “Mihal Gjergji, me idetë e tij, me gjykimet dhe vlerësimet, e pasuron jetën tonë intelektuale të sotme. Po ashtu, me pasurinë e gjuhës i kontribuon shumë si shprehjes artistike ashtu edhe shprehjes sonë shkencore…”
- Xhevahir Spahiu: “Në krijimtarinë e Mihal Gjergjit spikatin në mënyrë të qartë: fryma e lartë e atdhetarisë, ndjenja e revoltës dhe mjeshtëria artistike…”
- Koçi Petriti: “Krijimtaria e Mihal Gjergjit i ka të tri elementët themelore që i japin cilësinë e një krijimi poetik: lëndën vetjake, përjetimin dhe ndjeshmërinë, si dhe vargun befasues të thurur me mjeshtëri dhe me lirshmëri ritmi e rime. Poezi të tij, të kujtojnë poetin e madh rus A.A.Bllok, e që nënkuptojnë lirinë e munguar në tërësi…”
- Agim Shehu: “Mihal Gjergji në thellësinë e tij është poeti i krenarisë kombëtare dhe i dhimbjes njerëzore. Në poezitë më të mira të tij gjejmë vargje edhe me kumbimin harmonik të Nolit, dhe me fshikullimin e revoltuar të Migjenit…”
- Petraq Risto “Mihal Gjergji, në lartësinë e kritikut, guxon dhe e hedh dorashkën në mejdanin e duelit të një polemisti të ndërgjegjshëm për rolin, nivelin dhe fatin e letërsisë”

Mihal Gjergji, në vitet 2016 dhe 2017 ka botuar librat; “Zoti mban shënim”-vëllim poetik, “Ali Pashë Tepelena”-Sprovë (analiza historike), “Drithërimat e fjalës”- ese dhe shënime kritike për publicistikën shqiptare.

Pergatiti, Nuri Dragoj
-shkrimtar

Mihal Gjergji is a very well-known poet and critic. He graduated in economics. He has published numerous critical analyzes for well-known authors of Albanians, poets, writers and historians.

He has published: “The sighs of the soul”- poetry, 2008
“Booddestroyers” - poetry, 2008 The above books have been published in the volume “Grizzly hopes”, Tirane 2008 “Colors of thought” - criticism, 2010 “Misery of tyranny” - criticism, 2015 “Broken paths” - poetry, 2015 The last two books have been published in the volume “Shadows that kill”, Tirane 2015 “The Lord keeps note” - poetry, 2016 “Ali Pashe Tepelena” - Test, Tirane, 2017 “The thrills of the word” - critical notes, Tirane 2017

Mihal Gjergj's creative personality is described by various authors, of whom we are quoting a few lines:- Irakli Koçollari: "Mihal Gjergji is an untiring pilgrim of the streets of Albanian history and culture, a master who knows how to light with the strength of his word our souls whenever they encounter the traces and seductive signs of our homeland, culture, history, literature, song and myth of gold " - Ditero Agolli: "Mihal Gjergji is a poet with a true poetic experience, with artistic sensation and a rich spiritual world. The poetic subject is transparent, full of variation and far from the monotony... "

-Rexhep Qosja: "Mihal Gjergji, with his ideas, judgments and evaluations, enriches our intellectual life today. Likewise, with the wealth of language it contributes much to both the artistic expression and our scientific expression...
"- Xhevahir Spahiu: "In the creativity of Mihal Gjergji clearly appear: the high spirit of patriotism, the feeling of revolt and artistic skill...
" Koci Petriti: "The creation of Mihal Gjergji has the three basic elements that give the quality of a poetic creation: personal matter, experience and sensitivity, as well as the surprisingly versatile string of skillfully and rhythm-free rhythms. His poems, recall me the great Russian poet A. A. Block, which means the lack of freedom as a whole...
"- Agim Shehu: "Mihal Gjergji in his depth is the poet of national pride and human pain. In his best poems we find verses with the harmonious sound of Noli, and with the revolted scream of Migjeni...
"- Petraq Risto "Mihal Gjergji, at the height of the critic, dares and throws the gloves into the duel of a polemic conscious of the role, level and fate of literature"

Prepared, Nuri Dragoj
- Writer

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Komente

1

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet