>
LETERSISHQIP

Hijet Që Vrasin

1.
Një kuçkë më bën hije çdo ditë
Me sy e me kthetra pantere
S’afrohem, nga ndotja kam frikë
S’më qaset, nga larg bën potere

S’është bushtra që solli Sergei
Nga stepat-në vargjet plot jetë
Kjo monstër farmak ka ndër deje
Nuk do as këlyshin e vet

Guberna, që shtet ne i themi
Pa kurva nuk bën dot derman
I shohim në zyrat ku vemi
Tek derdhin nga goja shafran
2.
Kush leh në saraje ‘sulltanësh’?
Kopilë, matrapazë e sahrosh’
Jargosen në fshirje sahanësh
Qafëleshët që seksi i josh

Përpara!... thërrasin. Liria,
Oazin e vet ku e ka?!
Në pellgje mjerimi fëmija
Mbjell ëndrrat që bota ja dha!

E turmat vërtiten pa krye
Pa rrugë, pa shpresa, pa Zot
Vithiset mes shalësh e bie
Pusht-eti që grindet më kot!