>
LETERSISHQIP

Plagët E Shkumbinit

Është natë, po nata futet brenda
Dhe ndjej një trok, e s'bëj dot gjumë
Në gjokse pellgjesh mbytet hëna
Më kot korijet gjetherëna
Drithmojnë zërat lumë më lumë
Shkumbini plagët lan' me shkumë
Uliksi rend në gjurmë kali
Shkretim të ri kërkon pa rreshtur
Provon të ngrejë një rrasë varri
Por, "jo mor jo, s'humbet shqiptari"
Trojani shket e vjen i heshtur
Sa shekuj! Ende s'qënka tretur!
Mos thoni, Gjorg Golemi humbi!
Në ç'Domosdovë po derdhet gjaku?
Me mjergull lidh një plagë plumbi
E nis një lajm mbi krah pëllumbi
Mbase Donikën pret te pragu
Dhe ndjen stuhinë, që vjen së largu!
Shkumbini paska plagë të rënda
Epiri, digjet zjarr nga brenda!